Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

BE: Nuk ka mur në urën e Ibrit

Ndërtimet e fundit që po ndodhin afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë janë në pajtim me marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është duke u ndërtuar asnjë mur i ri ndarës, ka njoftuar për Radion Evropa e Lirë, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. 


Ditëve të fundit mediat në Kosovë kanë raportuar se tashmë ka filluar ndërtimi i një muri të ri afër urës së lumit Ibër që ka për qëllim ndarjen mes shqiptarëve dhe serbëve.


“Plani i ndërtimit të rrethrrotullimit në pjesën veriore të Mitrovicës është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë me 4 Shkurt 2017 dhe në pajtim më marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar me 25 gusht 2015. Kjo do të lidhë projektin e BE-së për revitalizimin e urës në Mitrovicë dhe objekteve përreth, si dhe projektin për ta bëre rrugën “Mbreti Petar” ta kalueshme për këmbësorë”, ka thënë ndër të tjerë kjo Zyrë.


“Të gjitha punët pritet të përfundojnë në fund të këtij muaji”, është thënë në deklaratë.


Në fund të vitit 2016 komuna e Mitrovicës Veriore ka ndërtuar një mur të gjatë dy metra, çka ngjalli shumë reagime në Prishtinë.


 Muri është rrënuar në shkurt të vitit 2017 pas një marrëveshje të arritur në Prishtinë mes përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre serbë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *