Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mbi 120 mijë thirrje për arsim më të mirë

Sistemi i arsimit në Kosovë vazhdon të përballet me probleme e vështirësi të cilat vlerësohet se po ndikojnë në një cilësi të dobët. Për nivelin jo të kënaqshëm në arsim, Kosova ishte alarmuar qysh pas rezultateve të dala nga Programi për vlerësimin ndërkombëtarë të nxënësve i njohur me shkurtesën “PISA”, në vitin 2016.


Në këtë test Kosova ishte radhitur në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi. Nxënësit nga Kosova në këtë test patën treguar rezultate jashtëzakonisht të dobëta.


Një peticion për arsim më të mirë në Kosovë ka mbledhur mbi 120 mijë nënshkrime të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe qytetarëve.


Përmes këtij peticioni i cili i është dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj është kërkuar që arsimi në Kosovë të jetë prioritet dhe të investohet në këtë fushë. 


Blond Shehu, përfaqësues i nxënësve, ka theksuar se presin që institucionet e vendit që të rrisin buxhetin për arsimin në Kosovë.


“Kemi folur për çështjet në arsim, pengesat dhe besoj që kryeministri së bashku me neve si një dorë e vetme do të arrijmë t'i largojmë këto pengesa”, thotë ai.


Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas marrjes së këtij peticioni është zotuar në futjen e arsimit si prioritet nacional dhe investime më të mëdha në këtë sektor.


Ekspertë të çështjeve të arsimit kanë ngritur në vazhdimësi shqetësime të mëdha rreth mësimnxënies dhe cilësisë së arsimit në përgjithësi. Ata iu kishin bërë thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa urgjente në përmirësimin e cilësisë në arsim.


Boris Scharlowski, udhëheqës i Organizatës Gjermane për bashkëpunim teknik, GIZ, thotë se janë tri nivele të kërkesave për një arsim më cilësor në Kosovë.


“E para është që arsimi të jetë prioritet, duke përfshirë këtu edhe një rritje të buxhetit për arsim. Kjo rritje e buxhetit të transferohet me cilësi më të mirë në arsim, në trajnim dhe aftësim të mësimdhënësve, tekste shkollore që të jenë në harmoni me standardet ndërkombëtare, arsim parashkollor, trajnim të drejtorëve të shkollave dhe investime gjithëpërfshirëse në arsim të komuniteteve pakicë rom, ashkali dhe egjiptian, nxënësve të riatdhesuar si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara”, thotë Scharlowski.


Ditë më parë, edhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që të bëhen reforma në sektorin e arsimit.


Gjatë një takimi me Komisionin parlamentar për arsim, Apostolova ka inkurajuar deputetët që të miratojnë një program të ri për arsimin me qëllim që të përmirësohet gjendja në këtë sektor. Apostolova ka kërkuar po ashtu vetting në arsim, apo verifikim të të gjitha kuadrove në sistemin arsimor.


Ndryshe, investimet e vogla vlerësohet se kanë ndikuar shumë në cilësinë e dobët në fushën e arsimit. Nga buxheti i Kosovës për vitin 2018, për sektorin e arsimit janë ndarë jo më shumë se 260 milionë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *