Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

Avioni Boeing 787 - që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.

Një udhëtar mbijetoi.

Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

“Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.

Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

“Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.

Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore.

“Na jepni trupin”, kërkoi ai.

Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.

Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *