Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

BE: Çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër duhet të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve

Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër – i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë – duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi të enjten një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

"BE-ja nuk është në dijeni të këtij projekti dhe as nuk është e përfshirë në të", thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të bllokut për Radion Evropa e Lirë.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi Ibër është planifikuar në bazë të një memorandumi bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Të mërkurën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai tha se kjo po bëhet “për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

Ura kryesore mbi Ibër – e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb – është e hapur vetëm për këmbësorët.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.

Në të kaluarën, Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *