Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shefi i IAEA thotë se priten "dëme shumë të mëdha" në centralin Fordo të Iranit

Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar "dëme shumë të mëdha" në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, i cili është i ndërtuar nën tokë brenda një mali, edhe pse ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve, tha të hënën shefi i vëzhguesit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Shtetet e Bashkuara hodhën të dielën bombat më të mëdha konvencionale nga arsenali i tyre mbi objektet bërthamore iraniane, duke përdorur për herë të parë në luftë bombat që depërtojnë thellë në bunkerë, në përpjekje për t’i shkatërruar centralet për pasurimin e uraniumit, përfshirë edhe atë Fordo.

“Në këtë kohë, askush, përfshirë IAEA-n, nuk është në gjendje t’i ketë vlerësuar plotësisht dëmet nëntokësore në Fordo”, tha Grossi në një deklaratë drejtuar një mbledhjeje emergjente të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

IAEA-ja nuk ka qenë në gjendje të kryejë inspektime në Iran që nga fillimi i sulmeve ushtarake izraelite mbi objektet bërthamore më 13 qershor.

“Duke pasur parasysh ngarkesën shpërthyese të përdorur dhe ndjeshmërinë e lartë të centrifugave ndaj dridhjeve, pritet që dëmet të jenë shumë të mëdha”, shtoi Grossi.

Përveç shkallës së dëmeve në sallat nëntokësore të pasurimit të Fordos, një nga pikëpyetjet kryesore është gjendja e rezervave të uraniumit të pasuruar, veçanërisht të më shumë se 400 kilogramëve uranium i pasuruar deri në 60 për qind pastërti. Kjo përqindje është një hap larg rreth 90 përqindëshit që shihet si shkalla e nevojshme për të zhvilluar armë bërthamore.

Sipas matjeve të IAEA-s, kjo sasi do të mjaftonte, nëse pasurohet më tej, për të prodhuar nëntë armë bërthamore. Megjithatë, Irani pohon se qëllimet e tij janë paqësore dhe se nuk synon të prodhojë armë atomike.

Irani njoftoi gjithashtu IAEA-n më 13 qershor se do të ndërmerrte “masa të veçanta” për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore që janë nën të ashtuquajturat masa mbikëqyrjeje të IAEA-s, të parashikuara nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, tha Grossi.

“Në përgjigjen time po atë ditë, theksova se çdo transferim i materialit bërthamor nga një objekt i mbikëqyrur në një vend tjetër në Iran duhet të deklarohet te agjencia”, tha Grossi.

Ai shtoi se “çdo masë e veçantë nga Irani për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore ... mund të bëhet në përputhje me detyrimet e tij ndaj masave mbikëqyrëse ... Kjo është e mundur”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *