Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të dërguar mesazh vendosmërie, por edhe për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe shkatërrues.

Irani ka thënë se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane, duke sinjalizuar se synon përgjigje proporcionale dhe jo përshkallëzim të situatës në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo simetri në veprime e vë në pah dëshirën e Iranit për të demonstruar se do të përgjigjet për sulmet që janë kryer në tokën e vet, por edhe që nuk e dëshiron një lufë të shkallës së gjerë.

Pse e ka sulmuar Irani bazën ajrore Al Udeid?Baza ajrore Al Udeid shërben si qendra më e madhe e ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme dhe shërben si seli e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për operacionet ushtarake amerikane në rajon.

Imazhet satelitore të 20 qershorit tregojnë se Shtetet e Bashkuara i kanë larguar rreth 40 pajisje ushtarake të llojeve të ndryshme nga kjo bazë.

Një aspekt kyç i natyrës simbolike të sulmit është përpjekja e qartë për t'i minimizuar pasojat dhe dëmin kolateral.

Sulmi e ka goditur bazën Al Udeid, mirëpo Irani ka theksuar se e ka zgjedhur një bazë jashtë zonave të banueshme, dhe sipas zyrtarëve të Katarit, nuk raportohet për të plagosur.

Kjo vetëpërmbajtje tregon për objektivin e Iranit që të mos shkaktojë viktima, por më shumë që ta ketë këtë veprim si deklaratë politike dhe ushtarake.

Duke ofruar paralajmërime paraprake dhe duke i përzgjedhur me kujdes shënjestrat, Irani u ka mundësuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të marrin masa, dhe të zvogëlojnë rrezikun e një përshkallëzimi.

Irani sinjalizon se është i hapur për shtensionimKjo qasje përkujton përgjigjen e Iranit pasi Shtetet e Bashkuara patën vrarë Qasem Soleimanin, gjeneralin e lartë të Gardës Revolucionare te Iranit, i cili është përshkruar gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran.

Irani është hakmarrë me nisje raketash në bazën ajrore amerikane në Irak, në janar të vitit 2020, por edhe atëherë ka lëshuar paralajmërime, dhe si rezultat nuk ka pasur viktima.

Në të dyja rastet, Irani ka synuar që t’i përmbushë kërkesat e brendshme, ndonëse ka sinjalizuar para komunitetit ndërkombëtar, sidomos aktorëve rajonalë dhe fuqive botërore, se është i hapur për shtensionim.

Kjo taktikë u mundëson të gjitha palëve që të shmangin një konflikt në të ardhmen - liderët mund të deklarojnë se kanë vepruar me vendosmëri, pa kaluar kufirin që do t’i bënte zgjidhjet diplomatike të pamundshme.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *