Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Inspektorati: Subjekti ku ndodhi aksidenti në Gjakovë ishte gjobitur dy herë për shkelje

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur të martën se hapësira e subjektit ku kanë vdekur dy punëtorë të ndërtimtarisë në Gjakovë një ditë më parë, është gjobitur dy herë për shkelje të përsëritura.

“Kjo e bën edhe më të papranueshëm faktin që nuk janë ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, është thënë në reagimin e Inspektoratit.

Autoritetet i kanë ndaluar dy persona më 21 korrik, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Përveç dy të vdekurve në Gjakovë, të hënën ka vdekur edhe një tjetër punëtor, i cili ishte lënduar në një aksident tjetër në vendin e punës në qytetin e Pejës.

Sipas Zyrës së Inspektoratit, nga janari e deri më 22 korrik, në Kosovë kanë ndodhur 268 aksidente në vendet e punës, dhe prej tyre shtatë raste kanë përfunduar me fatalitet.

“Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për të gjithë punëdhënësit, subjektet afariste dhe institucionet relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe aktet nënligjore në fuqi”, është thënë mes tjerash në reagimin e Inspektoratit.

Rizah Plakolli, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës, ka thënë përmes komunikatës se Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e kapaciteteve inspektuese dhe se është në proces të rekrutimit të 59 inspektorëve të rinj.

Në të kaluarën, udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë shprehur të shqetësuar me, siç kanë thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

Sipas Inspektoratit të Punës, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës, në vitin 2023, njëmbëdhjetë, ndërsa më 2022 janë regjistruar 15 sosh.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *