Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë.

Ato, gjithashtu, kërkuan armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe heqjen e të gjitha pengesave për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë Mercy Corps, Këshillin Norvegjez për Refugjatët dhe Refugees International, paralajmërohet se uria në Gazë po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që ndihmat jetike, si ushqimi, uji dhe barnat, qëndrojnë të pashpërndara pranë kufirit, pasi organizatave humanitare u ndalohet të veprojnë.

“Derisa rrethimi i Qeverisë izraelite po i lë të uritur banorët e Gazës, punonjësit e ndihmave po bashkohen me ta në radhët për ushqim, duke rrezikuar të qëllohen. Furnizimet kanë mbaruar plotësisht dhe organizatat humanitare po shohin kolegët dhe partnerët e tyre teksa rraskapiten para syve të tyre”, thuhet në reagim.

“Ndalesat dhe vonesat, të shkaktuara nga rrethimi total i Qeverisë izraelite, kanë krijuar kaos, uri dhe vdekje”, sipas organizatave.

Ato kërkuan që qeveritë të veprojnë menjëherë, duke hequr të gjitha pengesat burokratike dhe administrative që bllokojnë ndihmat; duke hapur të gjitha kalimet tokësore drejt Gazës; duke siguruar që ndihmat arrijnë te të gjithë njerëzit në nevojë, pa pengesa; duke refuzuar kontrollin ushtarak mbi shpërndarjen e ndihmave, si dhe duke rikthyer një ndihmë humanitare të udhëhequr nga OKB-ja, bazuar në parimet ndërkombëtare të ndihmës.

“Shtetet duhet të ndërmarrin masa konkrete - si ndalimi i transferimit të armëve dhe municionit - për t’i dhënë fund rrethimit”, thuhet në deklaratë.

Izraeli, i cili kontrollon të gjitha furnizimet që hyjnë në Gazë, mohon se është përgjegjës për mungesën e ushqimit.

Mbi 800 persona u vranë gjatë javëve të fundit, duke u përpjekur të sigurojnë ushqim - shumica e tyre nga të shtënat masive të ushtarëve izraelitë, të pozicionuar pranë qendrave të shpërndarjes së Fondacionit Humanitar në Gazë.

Ky fondacion, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, është kritikuar ashpër nga organizatat humanitare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, për, siç është thënë, mungesë të neutralitetit.

Sipas autoriteteve në Gazë, Izraeli ka vrarë afro 60.000 palestinezë në këtë enklavë.

Ofensiva ka nisur në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi - grup palestinez, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar Izraelin, duke vrarë 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *