Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka identifikuar disa të meta në mënyrën se si zyrtarët policorë i shqiptojnë gjobat për kundërvajtjet në trafik, duke shtuar se këto shkelje “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

IPK-ja tha se e kishte nisur këtë inspektim pasi kishte marrë informacion se zyrtarët policorë nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Dhe rezultati i inspektimit? Nga 590 raste të analizuara, në të cilët ka pasur shkelje të shpejtësisë së lejuar për të paktën 20 kilometra në orë, vetëm 35 për qind e ngasësve janë gjobitur.

Për më tepër, në 40 për qind prej gjobave të shqiptuara janë vërejtur mospërputhje.

Herë, shpejtësia e lëvizjës është shkruar në gjobë të jetë më e ulët sesa e regjistruar në radar; herë të tjera, shpejtësia e kufizuar në gjobë është shkruar të jetë ndryshe nga ajo e regjistruar në radar.

Sipas raportit të IPK-së, kjo gjë dyshohet se është bërë me synim për të zbutur dënimin dhe për t’iu shmangur gjobave më të rënda.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh gjobë deri në 500 euro për ata që vozisin mbi 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, deri në 300 euro për ata që vozisin nga 50 në 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

Gjobat shkojnë duke u ulur varësisht nga tejkalimi i shpejtësisë, deri në 20 euro për tejkalimin nga 10 deri në 20 kilometra në orë.

Përveç gjobave financiare, shoferët ndëshkohen edhe me pikë negative - me nëntë pikë negative, një shoferit i pezullohet patent shoferi - dhe marrje të përkohshme të lejes për vozitje.

Që të përmirësohet mënyra e përdorimit të radarëve për matjen e shpejtësisë së lëvizjës, IPK-ja ka rekomanduar trajnime shtesë për personelin dhe kryerjen më të rregullt të kontrolleve dhe monitorimit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *