Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Izraeli thotë se do të lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë

Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë, tha COGAT, agjencia e ushtrisë izraelite që kontrollon ndihmën.

“Ky vendim synon rritjen e volumit të ndihmës që hyn në Gazë dhe njëkohësisht ul varësinë nga shpërndarja e ndihmave nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha agjencia më 5 gusht.

Javën e kaluar, Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se po përgatitet që të koordinohet me Kryqin e Kuq për të dërguar ndihma te pengjet që mban në Gazë, nëse Izraeli plotëson disa kushte.

Ky njoftim i grupit radikal palestinez erdhi pasi u publikua një video që shfaqte një peng të dobësuar shumë, gjë që nxiti kritika të ashpra nga fuqitë perëndimore.

Zyrtarët e OKB-së dhe palestinezët thonë se nevojiten që çdo ditë të hyjnë afër 600 kamionë me ndihma në Gazë në mënyrë që të plotësohen kërkesat humanitare – shifër që Izraeli lejonte që të hynte në territorin palestinez para nisjes së luftës.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas shifrave të Izraelit.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 60.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze. Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë kur publikon shifrat për viktimat.

Sipas zyrtarëve izraelitë, 50 pengje janë në Gazë dhe vetëm 20 prej tyre besohet se janë gjallë. Deri më tani, Hamasi ka penguar organizatat humanitare të kenë çfarëdo lloj qasjeje te pengjet, ndërsa familjet e tyre kanë pak ose aspak informacione mbi gjendjen e tyre.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *