Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Serbia arreston një tjetër shtetas kosovar, konfirmon MPJD

Autoritetet serbe kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas kosovar, njoftoi të martën Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).

Në një njoftim në Facebook, MPJD tha se Behar Preniqi u ndalua të hënën në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Nuk është e qartë se për çfarë akuzash u ndalua Preniqi, dhe Ministria tha se u ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve serbe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ministria tha se arrestimi i Preniqit përbën “një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ajo tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kontaktuar familjen e Preniqit dhe se është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast.

Ministria tha se për arrestimin e tij i ka njoftuar edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it.

"I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut", thuhet në njoftim.

Ministria e përsëriti thirrjen për shtetasit e Kosovës që ta shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë.

Arrestimi i Preniqit është më i fundit në një varg arrestimesh të shtetasve kosovarë gjatë udhëtimit transit nëpër Serbi në vitetet e fundit.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi edhe Kosova ka arrestuar shtetas të Serbisë, përfshirë zyrtarin Igor Popoviq.

Ndaj Popoviqit, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, autoritetet kosovare ngritën aktakuzë të martën për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *