Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për spiunim për Izraelin. Sipas gjyqësorit iranian, personi që u ekzekutua i kishte dërguar informacione Izraelit lidhur me shkencëtarët bërthamorë të cilët u vranë gjatë luftës 12-ditore që Teherani zhvilloi me Izraelin në qershor.

“Roozbeh Vadi... u ekzekutua pas proceseve gjyqësore dhe konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata e Lartë”, u tha në ueb-faqen e gjyqësorit, Mizan Online, ku u shtua se ai kishte zbuluar informacion për një “shkencëtar bërthamor që u vra gjatë agresionit të fundit të regjimit sionist”.

Ekzekutimi u krye me varje, u tha në njoftim.

Nuk është e qartë se kur ky person u arrestua apo kur u dënua.

Mizan tha se Vadi transferoi “informacion të klasifikuar”, pasi ishte rekrutuar online nga agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad.

Në mes të muajit qershor, Izraeli nisi një fushatë bombardimesh të paprecedentë ndaj Iranit, duke nxitur një luftë gjatë së cilës Irani iu përgjigj me sulme me raketa dhe dronë.

Ofensiva izraelite vrau komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe qindra të tjerë, duke goditur si vende ushtarake ashtu edhe zona rezidenciale në Iran.

Sipas mediave lokale, dhjetëra shkencëtarësh bërthamorë u vranë gjatë ofensivës izraelite.

Që kur u zhvillua kjo luftë, Irani ka premtuar gjyqe të shpejta për personat e arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin.

Autoritetet kanë njoftuar arrestime të shumta të personave të dyshuar për spiunazh për Izraelin dhe ekzekutimin e disa të dënuarve për bashkëpunim me Mossadin.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë organizatën Amnesty International, Irani është vendi i dytë në botë sa i përket numrit më të lartë të ekzekutimeve, pas Kinës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *