Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ai e “falënderoi atë për përkushtimin dhe miqësinë” ndaj SHBA-së dhe shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Trump shkroi në letër, sipas njoftimit, se vendimi i Kosovës për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon “gatishmërinë e fortë” të saj për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe se “lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës”.

Në qershor, Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se do të ofronte mbrojtje të përkohshme për 50 njerëz nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për REL-in në qershor se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

Në letrën e tij, sipas Presidencës së Kosovës, Trump shtoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”.

Sipas njoftimit, Trump e ka falënderuar Osmanin “për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë".

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara në korrik, presidentja Osmani tha se Kosova është shumë e interesuar për një lloj të ri marrëdhënieje me SHBA-në, që do të bazohet më shumë në interesat ekonomike, dhe ka veçuar energjinë, mbrojtjen dhe teknologjinë informative si fusha kyçe për zhvillim të përbashkët.

Ndërkohë, më 1 gusht, Qeveria në detyrë e Kosovës e hoqi tarifën prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane.

Osmani tha pas vendimit, në një postim në X iu drejtua Trumpit dhe popullit amerikan, se Kosova "është partnerja juaj e besueshme në përpjekjet për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj të fuqishme, të sigurt dhe më prosperuese".

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *