Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur të martën se një person ka vdekur këtë vit si pasojë e sëmundjes AIDS, që e shkakton virusi HIV.

Sipas këtij instituti, deri më 31 korrik të këtij viti janë regjistruar 19 raste të reja me këtë sëmundje.

Vitin e kaluar janë regjistruar 34 raste.

HIV-i është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS - fazën më të rëndë të infeksionit.

Për këtë sëmundje nuk ka shërim, mirëpo zyrtarët shëndetësorë thonë se me trajtim të rregullt, personat e infektuar mund të jetojnë gjatë.

Infektologët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se numri i rasteve me HIV në Kosovë është alarmant.

“Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, pati thënë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Si bartet HIV-i?IKSHPK-ja ka rikujtuar se virusi bartet përmes marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje, nga përdorimi i përbashkët i shiringave/gjilpërave, nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose gjidhënies.

Ky virus nuk bartet përmes përqafimit, shtrëngimit të dorës, ushqimit të përbashkët, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës marrin shërbime rreth 100 të infektuar.

Testimi dhe terapia aty, ashtu sikurse edhe në institucionet tjera publike të Kosovës, ofrohen falas.

Rasti i parë me HIV në Kosovë është paraqitur në vitin 1986. Që atëherë janë regjistruar 234 raste dhe 53 persona e kanë humbur jetën.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *