Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka miratuar kërkesën që dënimi me burgim ndaj Millorad Dodikut të ndryshohet në dënim me gjobë, në përputhje me ligjet që e parashohin këtë gjë.
Dodiku ishte kryetar i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, deri kur iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë.
Gjykata ka bërë të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është marrë vendimi që, pas deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, të miratohet propozimi i mbrojtjes dhe dënimi me burg i shqiptuar ndaj të dënuarit Millorad Dodik të zëvendësohet me gjobë”.

Kodi Penal i Bosnje - Hercegovinës parasheh mundësinë e zëvendësimit të dënimit me burgim që shkon deri në një vit, ku një ditë burg llogaritet 100 marka (50 euro). Për shlyerje të një viti burgim, Dodiku do t'i paguajë rreth 36.500 marka, që janë pak më shumë se 18.000 euro.
Dodiku është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për mbajtje të ndonjë pozite publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt.
Pas publikimit të vendimit përfundimtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e ka anuluar mandatin e tij si president i Republikës Sërpska, i zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022.
Ekipi ligjor i Dodikut e ka apeluar vendimin më 12 gusht dhe Gjykata e Apelit pritet ta publikojë vendimin final brenda tri ditësh.
Sipas ligjeve në fuqi, pas përfundimit të mandatit të Dodikut, për shkak të vendimit të gjykatës, Komisioni Zgjedhor duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme për pozitën e kryetarit të Republikës Sërpska, të cilat mund të bllokohen apo pengohen nga ky entitet serb.
Menjëherë pas vendimit të Komisionit Zgjedhor, Dodiku e ka bërë publike idenë e mbajtjes së një referendumi në Republikën Sërpska, përmes së cilit banorët do të vendosnin për mandatin e presidentit të entitetit, apo për refuzim të vendimit të gjykatës.
Ekipi i tij ligjor ka nisur ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, të cilën Dodiku nuk e njeh, duke kërkuar nga ajo një masë të përkohshme që ndalon ekzekutimin e vendimit, derisa Kushtetuesja ta thotë fjalën e fundit.
Avokati i Dodikut, Goran Bubiq ka thënë se vendimi është marrë me qëllim të krijimit të rrugës ligjore për apel në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.
Një hap i tillë është i mundshëm vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Dodiku është shpallur fajtor për nënshkrimin e një dekreti që Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, paraprakisht e ka anuluar.
Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar ta parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushteteuse dhe të Schmidit në territorin e entitetit serb.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *