Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

I akuzuari për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Shtërpcë e pranon fajësinë

Prokuroria Speciale njoftoi se S.C., e ka pranuar fajësinë për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas njoftimit, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga S.C., dhe sipas saj dënimi prej gjashtë muajsh burgim do t’i zëvendësohet me gjobë prej 1.000 eurosh.

“S.C., akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”, tha Prokuroria Speciale.

Aktakuzandaj tij ishte ngritur më 18 gusht. Prokuroria kishte deklaruar se me veprimet e tij, S.C. kishte kontribuar “në prishjen e rendit dhe sigurisë publike të Kosovës”.

Megjithatë, autoritetet e drejtësisë në Kosovë nuk kanë dhënë detaje lidhur me veprimet e kryera nga S.C., apo se në cilën festë fetare ai kreu veprën penale të përçarjes dhe mosdurimit.

Për veprën e njëjtë penale, autoritetet gjyqësore të Kosovës në fillim të gushtit dënuan edhe një zyrtar serb i cili e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

Igor Popoviq e pranoi fajësinë dhe më pas dënimi me burg iu zëvendësua me gjobë dhe dëbim nga Kosova. Me t’u larguar nga Kosova, Serbia pretendoi se Popoviq e kishte pranuar fajësinë “nën presion”, ndonëse gjatë seancës për pranimin e fajësisë ai deklaroi para Gjykatës Themelore në Prishtinë se e pranonte fajësinë pa asnjë lloj presioni.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *