Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shkatërrohet rrjeti sirian: Paratë e drogës i shndërruan në ar që u transportua edhe në Kosovë

Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte paratë nga trafiku i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari. Ari më pas u transportua në shtete të ndryshme, përfshirë në Kosovë.

Policia italiane arrestoi pesë persona në rajonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë duke sekuestruar 17 milionë euro, thanë prokurorët italianë përmes një deklarate.

Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol.

Gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët.

“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftim.

Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok.

“Është hera e parë që hetuesit kanë arritur të rindërtojnë rrjedhjen e parave të drogës, të gjeneruara jashtë vendit, të cilat më pas janë shndërruar në ar – një aset që më lehtë transportohet”, u tha në njoftim.

Prokurorët thanë se kanë identifikuar një rrjet të gjerë të shtetasve sirianë të përfshirë në këtë proces.

Prokurorët italianë thanë se xhandarmëria franceze po ashtu ka kryer arrestime të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në mbledhjen e të ardhurave nga droga në Francë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *