Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mundësia për jetë në hënat e Saturnit rritet pas zbulimit të përbërësve organikë

Një oqean i fshehur nën shtresën e akullt të hënës së Saturnit, Enkeladus, përmban molekula komplekse organike, sipas një studimi të publikuar më 1 tetor, duke ofruar dëshmi të mëtejme se në këtë botë të vogël mund të ketë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të pasur jetë jashtëtokësore.

Vetëm 500 kilometra gjerësi dhe e padukshme me syrin e lirë, hëna Enkeladus është një prej qindra hënave që rrotullohen rreth planetit të gjashtë nga Dielli.

Për një kohë të gjatë shkencëtarët besonin se Enkeladusi ishte shumë larg nga Dielli – dhe për pasojë shumë i ftohtë – për të qenë i banueshëm.

Më pas, sonda Cassini fluturoi disa herë pranë kësaj hëne gjatë një udhëtimi për në Saturn dhe në unazat e tij në periudhën 2004-2017, duke zbuluar prova se një oqean i madh me ujë të kripur fshihet nën një strese akullnajore, prej disa kilometrash, të hënës.

Që atëherë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna të mbledhura nga sonda Cassini, duke zbuluar se oqeani ka shumë nga elementet që mendohet se janë të nevojshme për të mundësuar jetën, përfshirë krip, metan, dyoksid karboni dhe fosfor.

Kur sonda kaloi mbi polin jugor të hënës, zbuloi ujë që shpërthente përmes të çarave në sipërfaqe.

Ky ujë nxirrte grimca të vogla akulli – më të vogla se kokrrat e rërës – në hapësirë. Ndërsa disa prej këtyre grimcave të akullit binin sërish në sipërfaqen e hënës, të tjerat grumbulloheshin rreth njërit prej shumë unazave të Saturnit.

Kur Cassini fluturoi nëpër unazën më të jashtme të Saturnit, të quajtur “E”, ai “zbuloi mostra nga Enkeladusi gjatë gjithë kohës”, tha Nozair Khawaja, shkencëtar planetar në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe autori kryesor i studimit të ri, në një deklaratë për Agjencinë evropiane të hapësirës.

Duke i analizuar këto mostra, shkencëtarët më herët kishin identifikuar një numër të molekulave organike – përfshirë edhe pararendës të aminoacideve, të cilat janë shtylla kryesore e jetës.

Këto grimca akulli mund të kenë pësuar ndryshime pasi janë bllokuar në unazë për qindra vjet – ose janë dëmtuar nga shpërthimet e rrezatimeve kozmike.

Prandaj, shkencëtarët duan të analizojnë disa grimca të reja akulli dhe fatmirësisht ata veç kanë qasje në disa prej tyre.

Kur Cassini fluturoi direkt në spërkatjen e ujit që dilte direkt nga sipërfaqja e hënës më 2008, grimcat e akullit e goditën analizuesin e pluhurit kozmik të sondës në rreth 18 kilometra për sekondë.

Por, u deshën vite për të përfunduar analizën e detajuar kimike të këtyre grimcave, e cila është temë e studimit të botuar në revistën Nature Astronomy.

Bashkautori i studimit, Frank Postberg, tha se studimi dëshmon se “molekulat komplekse organike që detektoi Cassini në unazën E të Saturnit nuk janë vetëm produkt i ekspozimit të gjatë në hapësirë, por janë lehtësisht të pranishme në oqeanin e Enkeladusit”.

Astrokimistja franceze, Caroline Freissinet, e cila nuk është e përfshirë në studim, tha për AFP-në se “ka pak dyshim” që këto molekula ishin në oqeanin e hënës.

Por, ky konfirmim ofron “një copëz tjetër në këtë mozaik”, shtoi ajo.

Sipas saj, kjo dëshmon se teknologjitë e reja, sikurse inteligjenca artificiale, u mundësojnë shkencëtarëve të kryejnë analiza të reja në të dhëna të vjetra.

Freissinet tha që mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Enkeladus është që një mision të ulet pranë kësaj zone dhe të marrë mostra të akullit.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka studiuar mundësinë e një misioni që do të bënte pikërisht këtë.

Tek e fundit, “Enekladusi plotëson të gjitha kushtet për të qenë një mjedis i banueshëm që do të mbështeste jetën”, tha agjencia përmes një deklarate.

Khawaja shtoi se “edhe mosgjetja e jetës në Enkeladus do të ishte një zbulim i madh, sepse ngre pyetje serioze pse jeta nuk është e pranishme në një mjedis të tillë kur ekzistojnë kushtet e duhura”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *