Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Policia gjermane thotë se ka rritje të rrezikut për sabotim, pas arrestimeve në Serbi

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar të mërkurën për një rritje të rrezikut për "aktiviteteve sabotuese" në vend.

Kështu tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Ministrisë gjermane, pak ditë pas arrestimit të 11 të dyshuarve në Serbi për shkaktim të incidenteve në Gjermani dhe Francë.

Të arrestuarit në Serbi akuzohen për nxitje të grupit për të kryer vepra penale, diskriminim racor dhe diskriminim të ndryshëm, si dhe spiunazh.

Ata u arrestuan në Smederevë më 29 shtator dhe dyshohen për hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, në disa sinagoga dhe në një restorant hebraik në qendër të Parisit, si dhe për vendosjen e kokave të derrave pranë vendeve fetare myslimane në atë qytet.

Gjithashtu, ata shkruan mesazhe diskriminuese pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

“Shërbimet federale të sigurisë po hetojnë gjithashtu raste në të cilat individë dyshohet se janë rekrutuar nga shërbime shtetërore të huaja për të kryer akte të tilla”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi shtoi se këta individë, të njohur edhe si "agjentë me profil të ulët" ose "agjentë të konsumatorit", shpesh rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe shërbimeve të mesazheve.

Në përgjigje thuhet gjithashtu se policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur një fushatë mediatike që synon paralajmërimin për përpjekjet e rekrutimit nga shërbimet armiqësore të inteligjencës.

Pas arrestimeve në Smederevë, policia serbe njoftoi se po kërkonte një të dyshuar i cili, "me udhëzime të një shërbimi të inteligjencës së huaj", organizoi dhe trajnoi një grup qytetarësh serbë në territorin e Serbisë për të shkaktuar incidente në Gjermani dhe Francë.

Zyrtarët francezë po hetojnë rolin e Rusisë në këto incidente, duke i përshkruar ato si operacione destabilizuese që nxisin tensionet sociale dhe zgjerojnë përçarjet në Francë.

Megjithatë, Rusia nuk përmendet në deklaratat e policisë dhe prokurorisë serbe, dhe autoritetet nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cili shërbim i inteligjencës së huaj nisi trajnimin e qytetarëve serbë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *