Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Aktakuzë ndaj 12 personave për dallavere me tenderë në Ministrinë e Arsimit

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, pasi dyshohet se i shkaktuan miliona euro dëm buxhetit të shtetit, përmes dallavereve me tenderë.

Dallaveret me tenderë dyshohet se u bënë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Ata akuzohen për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe falsifikim i dokumenteve”.

Prokuroria identifikoi me iniciale të 12 të akuzuarit N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe personat juridikë ”A&F P. Sh.p.k, ”S. Sh.p.k”, ”Sh.G Sh.p.k”.

A.M. dhe N.D., sipas aktakuzës nga 2 prilli i vitit 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë në MASHTI, kishin hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit “Blerja e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”.

Këto kritere, sipas Prokurorisë, e kishin favorizuar operatorin fitues dhe kishin përjashtuar padrejtësisht operatorët e tjerë.

“Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 1.824.970.00 euro”, u tha në njoftim

Ndërkaq, A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., akuzohen se nga 26 tetori i vitit 2020 deri më 27 nëntor të vitit 2023, si persona zyrtarë në këtë ministri, në “kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1900% më të larta se ato të tregut duke i shkaktuar buxhetit dëm prej 2.148.282.35 euro”, tha Prokuroria Speciale.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se në kundërshtim me kushtet e kontratës, kanë lejuar dorëzimin e produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte përcaktuar në kontratë.

Dëmi i përgjithshëm në buxhetin e shtetit, si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, kap vlerën e 3.626.243.80 euro.

Gjatë këtij viti janë ngritur disa aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përfshirë edhe një ministreje të Qeverisë në detyrë të Kosovës. Rozeta Hajdari akuzohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, akuza që ajo i ka mohuar dhe i ka cilësuar si të "motivuara politikisht".

Ndërkaq, sipas Raportit të fundit të Progresit të Komisionit Evropian, Kosova ka bërë “përparim të kufizuar” sa i përket luftimit të korrupsionit.

Në raport është rekomanduar që Kosova të përmirësojë cilësinë e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, të rrisë kapacitetin e njësisë së posaçme të hetimeve të Policisë në mënyrë që ajo të bashkëpunojë më mirë me Prokurorinë Speciale.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *