Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sekuestrimet më të mëdha të drogave në Ballkanin Perëndimor

Sekuestrimi i pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbi, ishte - sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq - sasia më e madhe e drogës e zbuluar ndonjëherë në këtë vend.

Vlera e saj ishte midis shtatë dhe dhjetë milionë eurove.

Droga mbërriti atje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar lokal i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, në pronën e të cilit u gjet kanabisi më 29 janar.

Ky nuk ishte rasti i parë që ngriti dyshime për lidhje të mundshme mes individëve të përfshirë në trafikun e drogës dhe njerëzve të afërt me pushtetin, megjithëse autoritetet i hodhën poshtë ato pretendime.

Radio Evropa e Lirë përgatiti një përmbledhje të sekuestrimeve më të mëdha të drogave në Serbi dhe operacioneve ndërkombëtare në të cilat u arrestuan edhe shtetas serbë.

Dy tonë kanabis në Zemun të BeograditDy tonë kanabis u sekuestruan në gusht të vitit 2025 në Zemun të Beogradit.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik njoftoi në janar se ky operacion dhe informacione të tjera çuan në sekuestrimin e fundit në Konjuh.

Mbi një ton drogë në fermën e ushqimit organik JovanjicaNë nëntor të vitit 2019, Policia e Serbisë zbuloi një laborator ilegal për prodhimin e kanabisit në fermën për prodhimin e ushqimit organik Jovanjica, pranë Stara Pazovës, afër Beogradit.

Atëkohë u sekuestruan 1.6 ton marihuanë, ndërsa u arrestuan pronari i fermës, Predrag Kolluvija, dhe punonjësit.

Prokuroria për Krim të Organizuar e akuzoi Kolluvijën për drejtimin e një grupi kriminal, me ndihmën e disa pjesëtarëve të policisë, Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit dhe Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, të cilët, sipas aktakuzës, i dhanë informacione konfidenciale dhe ia siguruan fermën.

Gjykimi është ende në proces, ndërsa të akuzuar janë 18 persona, përfshirë gjashtë pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë.

Partia Përparimtare Serbe e mohoi përfshirjen e pushtetit në këtë rast.

Inspektorët e policisë që udhëhoqën operacionin për zbulimin e plantacionit Jovanjica, u shkarkuan në gusht të vitit 2023.

Kokainë nga Ekuadori dhe BraziliNë fund të nëntorit të vitit 2024, Policia e Serbisë arrestoi tetë anëtarë të të ashtuquajturit “Karteli Ballkanik”, të dyshuar për kontrabandë të kokainës.

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se në mesin e tyre ishte edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ndërmarrjes publike të transportit urban në Novi Sad, Mlladen Papoviq.

Disa prej tyre u arrestuan në Beograd, Nish, Novi Sad dhe Mitrovicë të Sremit, ndërsa një shtetas serb u arrestua në Ekuador dhe një tjetër në Bosnje e Hercegovinë.

Policia e Serbisë dyshon se ky grup qëndron pas dërgesave të kokainës, në sasi prej disa tonësh, nga Ekuadori dhe Brazili drejt Evropës.

Prokuroria i lidh ata edhe me sekuestrimin e 505 kilogramëve kokainë në një kontejner nga Ekuadori, i zbuluar në Portin e Ploçës në Kroaci, në mars të vitit 2021.

Prokuroria deklaroi se përmes këtij aksioni, u shkatërrua një nga organizatat më të fuqishme kriminale nga Ballkani.

“Karteli Ballkanik” përfaqëson një rrjet prej disa grupeve kriminale nga rajoni i Ballkanit, të përfshira në kontrabandimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Në Serbi u ngritën dy aktakuza kundër personave të dyshuar se janë pjesëtarë të këtij grupi.

Gati 200 kilogramë drogë në Austri dhe SpanjëKatër persona u arrestuan dhe më shumë se 80 kilogramë kokainë dhe 110 kilogramë marihuanë u sekuestruan në një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga Policia e Serbisë, në dhjetor të vitit 2025.

Një shtetas serb u arrestua në Vjenë dhe në posedim të tij u gjet kokainë me vlerë prej disa miliona eurosh.

Të dyshuarit u arrestuan për shpërndarjen e kokainës dhe marihuanës në Spanjë, në Austri dhe në një pjesë në Serbi.

Më shumë se dy tonë në tetë vendeEuropoli - agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian - njoftoi në shtator të vitit 2021 se kishte sekuestruar 2.6 tonë kokainë dhe se kishte arrestuar 23 të dyshuar që besohej se ishin anëtarë të një karteli droge në Ballkan, që kontrabandonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Operacioni përfshiu tetë vende: Spanjën, Kroacinë, Serbinë, Gjermaninë, Slloveninë, Bosnje e Hercegovinën, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbinë.

Trembëdhjetë persona u arrestuan në Spanjë dhe dhjetë në Slloveni, ndërsa u sekuestruan 324 kilogramë marihuanë, 612 mijë euro dhe 15 automjete luksoze.

Atëkohë u raportua se anëtarë të grupit ishin kriminelë nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia, dhe se ata kishin degë aktive në disa vende të Evropës.

Rasti Shariq, i pari në SerbiVendimi përfundimtar në maj të vitit 2022 kundër Darko Shariqit me 14 vjet burg, për kontrabandën e 5.7 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë nga viti 2006 deri në vitin 2009, i dha fund gjyqit në një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, të zhvilluara ndonjëherë në Serbi.

Sipas vendimit, Shariq drejtoi një organizatë kriminale në shkallë globale.

Prokuroria tha se grupi kontrabandoi 1.8 ton kokainë në Spanjë, 2.1 tonë u gjetën në një jaht pranë Montevideos në Uruguaj, 1.1 ton u zbulua në Brazil dhe 700 kilogramë u sekuestruan nga Policia e Italisë.

Prokuroria ngriti padi kundër Shariqit dhe të tjerëve në prill të vitit 2010, dhe gjyqi filloi në shtator të atij viti, derisa ai ishte në arrati.

Shariq u dorëzua në mars të vitit 2014, por nuk u bë e ditur se ku fshihej ose nga cili vend vinte.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *