World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Talibanët ndalojnë publikimin e çdo imazhi të njerëzve dhe kafshëve

Politikat shtypëse të talibanëve dhe interpretimi ekstrem i Islamit e kanë kthyer Afganisanin në një shtet aspak atraktiv.


Më 2021, Afganistani është bërë vendi i vetëm në botë që ua ka ndaluar shkollimin vajzave adoleshente.


Tani, ky shtet është bërë i pari që e ndalon përshkrimin e gjithçkaje të gjallë, përfshirë njerëzit dhe kafshët.


“Ky vendim është absurd dhe i pabesueshëm”, ka thënë Sami Yousafzai, gazetar veteran i Afganistanit dhe vëzhgues i vendimeve të talibanëve.


Sipas Islamit, idealizmi i diçkaje është mëkat, ashtu sikurse adhurimi i dikujt.


Sipas këtij interpretimi radikal, talibanët kanë këputur kokat e manikinëve, e kanë ndaluar shitjen e kukullave dhe i kanë mbuluar apo rrëzuar statujat.




Tani talibanët e kanë zgjeruar këtë ndalesë dhe ndalojnë edhe “prodhimin dhe shikimin e videove dhe fotografive të gjërave të gjalla në kompjuterë dhe telefona mobilë”.




Ndalesa vlen për imazhet në të cilat ka shpirtra – do të thotë njerëz dhe kafshë.


“Në zemër të vendimit është dëshira për të rikrijuar emiratet [e talibanëve] sikurse në vitet ‘90”, ka thënë Obaidullah Baheer, hulumtues në Qendrën për Azinë Jugore në Shkollën e Londrës për Ekonomi.




Përgjatë regjimit brutal në periudhën 1996-2001, talibanët e kanë ndaluar vizatimin e gjallesave, përfshirë shfaqjen e tyre në televizion apo nëpër fotografi, pasi gjithçka konsiderohej joislamike.


Madje, grupi islamik pati shkatërruar publikisht televizionet dhe kasetat televizive.


Talibanët kanë shkatërruar edhe mijëra artefakte historike, shumica prej tyre statuja të Budës, të cilat janë konsideruar në kundërshtimin me Islamin.


Regjimi i talibanëve e pati tmerruar botën më 2021, kur pati përdorur artileri, mina anti-tanike, dinamit dhe lëndë tjera shpërthyese për të shkatërruar dy statuja gjigante të Budës, që datojnë prej shekullit të gjashtë.




Pas rrëzimit të talibanëve nga pushteti më 2001, në kuadër të pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, grupi ka përdorur fotografi dhe imazhe të ndryshme për të kryer propagandë.


Ata madje e kanë pasur edhe një faqe në internet dhe prezencë në rrjetet sociale.


Prej rikthimit në pushtet, më 2021, talibanët udhëheqin televizionin shtetëror dhe ua kanë vazhduar lejen për operim disa stacioneve televizive, me kufizime të theksuara.


Zyrtarë të lartë talibanë kanë llogari në rrjetet sociale, publikojnë video dhe fotografi të takimeve të tyre.


Baheer ka thënë se ndalesa e talibanëve për imazhe të gjallesave “duket rrugë shumë e koklavitur”, duke marrë parasysh se vetë talibanët përdorin shumë fotografi dhe imazhe televizive.


Shqetësimet për liri të shprehjes

Ndalesa e talibanëve në publikim të imazheve të gjallesave ka rritur shqetësimet për ndikimin që do të ketë vendimi në mediat afgane dhe lirinë e shprehjes.


Talibanët veçse kanë nisur fushatë brutale kundër disidentëve, përfshirë rrahjen, ndalimin dhe burgosjen e dhjetëra gazetarëve.


Ata kanë detyruar edhe mbylljen e mediave të pavarura dhe kanë ndaluar çdo raportim që kritikon Qeverinë e talibanëve, të cilën nuk e njeh askush në botë.




Ditëve të fundit, media e udhëhequr prej talibanëve ka ndaluar së shfaqur imazhe të gjallesave, për të vepruar në përputhje me vendimin.


Disa stacione televizive janë duke transmetuar vetëm me zë.


Ministria e talianëve për Përhapje të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 14 tetor se do të zbatojë gradualisht këtë ndalesë.


Yousafzai ka thënë se ndalesa do të krijojë vështirësi të mëdha për mediat dhe qasjen e afganëve në informacion dhe organizime argëtuese.


“Do ta kthejë Afganistanin në burg të madh”, ka thënë ai.


“Ne kemi menduar që kafshët në Afganistan kanë më shumë liri sesa gratë”, ka thënë Fariba, gazetare në Kabul, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar kufizimeve të ashpra të talibanëve në të drejtat e grave.


“Mirëpo, tani talibanët nuk kanë mëshirë as për kafshët”.


Heshmat Wajdani, zëdhënës për Federatën e Gazetarëve Afganë në Ekzil, ka thënë se vendimi është shumë i dëmshëm për lirinë e shtypit.


“Kjo nënkupton se do të zhduken mediat dhe liria e shprehjes në Afganistan”, ka thënë ai.


Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

"Зенит" и "Локомотив" поделили очки в матче РПЛ

В Брянской области пресекли попытку вооруженного прорыва через границу

Безбородые мужчины: почему на Руси их презирали

На юго-западе Москвы произошел пожар на крыше жилого дома

Музыкальные новости

Собянин поздравил работников автотранспорта с профессиональным праздником

Росгвардейцы обезвредили в ЛНР схрон ВСУ со 100 килограммами тротила

Сервисный центр LG – качественный ремонт вашей техники

В театре «Русская песня» пройдет фестиваль «Большая сцена»

Новости России

Мужчина получил травмы при пожаре в Асино

В Подольске вывезли около 200 кубометров мусора с незаконной свалки

Отели перенаселены тарифами // Из-за высоких цен гостиницы Москвы начали терять гостей

Сергей Собянин рассказал о вкладе креативных индустрий в экономику Москвы

Экология в России и мире

Новосибирские хирурги прооперировали мужчину с ложной аневризмой аорты, которая спасла его от смерти

Услуги спа-комплекса со скидкой 50% в Marins Park Hotel Нижний Новгород

Дорога домой: цитаты

Куда можно поехать из России без загранпаспорта: 6 стран

Спорт в России и мире

Вена (ATP). 1/4 финала. Хачанов встретится с Берреттини, Зверев – с Музетти

Карен Хачанов вышел в третий круг турнира в Вене, где встретится с Маттео Берреттини

Хачанов победил де Минора и вышел в финал турнира ATP в Вене

Арина Соболенко поделилась забавным видео в соцсетях

Moscow.media

Александровская слобода.

Россиянам стали гораздо меньше выдавать автокредитов: в чем причина?

Хотел всех "перехитрить", но в итоге перевернулся

ТСД промышленного класса Saotron RT-Т510







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *