Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

BE-ja - gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash - në vlerë prej 21 miliardë eurosh - për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje tregtare, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën se do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, nisur nga 1 gushti, pasi negociatat disajavore me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së dështuan të sjellin marrëveshje.

Duke folur për gazetën Il Messaggero, Tajani tha gjithashtu se, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane duhet të shqyrtojë një program të ri për blerjen e bonove dhe ulje të reja të normave të interesit.

Bashkimi Evropian tha të dielën se do të shtyjë marrjen e masave hakmarrëse kundër SHBA-së deri në fillim të gushtit, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje përmes negociatave.

Tajani tha se paketa prej 21 miliardë eurosh tarifa, që BE-ja ka përgatitur, mund të pasohet me një rund të dytë masash, nëse nuk ka marrëveshje me SHBA-në.

Megjithatë, ai tha se beson se mund të ketë përparim në negociata.

“Tarifat i dëmtojnë të gjithë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara”, tha Tajani.

“Nëse tregjet e aksioneve bien, një gjë e tillë do t’i vinte në rrezik pensionet dhe kursimet e amerikanëve”, shtoi ai.

Sipas tij, qëllimi duhet të jetë “zero tarifa” dhe një treg i hapur mes Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Evropës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të dielën se do të punojë në mënyrë intensive me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të zgjidhur konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Te konflikti i tillë vjen kur dy ose më shumë vende vendosin tarifa ose barriera të tjera tregtare ndaj mallrave dhe shërbimeve që importohen nga njëri-tjetri, për të mbrojtur prodhimet vendore ose për të fituar avantazh ekonomik.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *