Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Të paktën 76 të vdekur në një aksident trafiku në Afganistan

Të paktën 76 persona kanë vdekur pasi një autobus që po bartte migrantë afganë, të kthyer nga Irani, u përplas me makina të tjera në perëndim të Afganistanit, tha një zyrtar provincial.

“Shtatëdhjetë e gjashtë qytetarë të shtetit... humbën jetën e tyre në këtë incident dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë”, tha përmes një deklarate Mohammad Yousuf Saeedi, zëdhënës i Qeverisë provinciale të Heratit.

Policia në qarkun Guzara, që gjendet në periferi të qytetit Herat ku ndodhi aksidenti mbrëmjen e së martës, tha se autobusi u përplas me një motoçikletë dhe një kamion që po bartte karburante. Si pasojë e aksidentit u shkaktua zjarr.

Autobusi po bartte afganë që së fundi ishin kthyer nga Irani në kryeqytetin afgan, Kabul.

Të paktën 1.5 milion persona janë kthyer në Afganistan nga Irani dhe Pakistani që nga fillimi i këtij viti. Këto dy shtete po synojnë që të dëbojnë migrantët që për dekada i kanë strehuar, sipas agjencisë për migrim të Kombeve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Bakhtar, tha se aksidenti i së martës mbrëma ishte një më vdekjeprurësit që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Afganistan, për shkak të rrugëve të dëmtuara pas dekadash konflikt, ngasjes së rrezikshme në autostrada dhe mungesës së rregulloreve për trafik.

Dhjetorin e vitit të kaluar, dy aksidente me autobusë që përfshinë një cisternë karburanti dhe një kamion në një autostradë në Afganistanin qendror lanë të vdekur të paktën 52 persona.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *