Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump thotë se SHBA-ja synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore, Bagram, nga udhëheqësit talibanë të Afganistanit, duke e përmendur nevojën e grupit ekstremist për ndihmë nga SHBA-ja dhe vendndodhjen e bazës në afërsi me asetet bërthamore të Kinës.

"Ne po përpiqemi ta marrim përsëri, dhe ky mund të jetë lajm i ri", tha Trump të enjten mbrëma në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër.

“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne", tha ai pa dhënë hollësi.

“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.

Në maj, Trump gjithashtu shprehu keqardhje për humbjen e bazës së madhe, e cila ndodhet rreth 40 kilometra jashtë Kabulit, duke thënë asokohe se ajo ishte "e pushtuar" nga Kina.

As Trump dhe as zyrtarët amerikanë nuk saktësuan se çfarë nënkupton mundësia për "ta marrë përsëri" bazën ajrore, apo nëse kanë nisur bisedimet.

Talibanët nuk e kanë komentuar deri tani deklaratën e Trumpit.

Talibanët - të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste - kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

Vendet perëndimore kanë thënë se Afganistani duhet së pari ta përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, sidomos në lidhje me trajtimin e grave dhe vajzave.

Bagram dikur ishte baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan, por iu dorëzua në korrik 2021 qeverisë së atëhershme afgane, vetëm pak javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Në këtë bazë, të ndërtuar nga sovjetikët në vitet ‘50, kaluan më shumë se 100.000 trupa amerikane gjatë kulmit të përfshirjes ushtarake të SHBA-së në Afganistan.

Sovjetikët u tërhoqën në vitin ‘89, duke hapur rrugën për një luftë civile që la të vdekur dhjetëra mijëra civilë dhe që më vonë solli talibanët në pushtet për herë të parë, pasi ata pushtuan Kabulin në vitin 1996.

Administrata amerikane gjatë mandatit të parë të Trumpit urdhëroi tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane nga Afganistani.

Por, tërheqja ndodhi gjatë administratës së presidentit Joe Biden, dhe pati për pasojë vdekjen e të paktën 13 ushtarëve amerikanë, duke shënuar fundin e pranisë 20-vjeçare të Amerikës në këtë vend pas rrëzimit paraprak të talibanëve nga pushteti.

"Ne do të largoheshim nga Afganistani, por do të largoheshim me forcë dhe dinjitet", tha Trump.

"Do ta mbanim Bagramin, bazën e madhe ajrore - një nga bazat më të mëdha ajrore në botë - ua dhamë atyre për asgjë", shtoi ai.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *