Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

BE përsërit thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit të përballen me drejtësinë.

“Ne presim që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi me akuza përkatëse para një gjykate në Serbi”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë në dyvjetorin e sulmit në Banjskë.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Autoritetet në Kosovë kërkojnë ekstradimin e tij në Serbi. Radoiçiq gjendet në Beograd dhe sipas autoriteteve serbe ai duhet të paraqitet dy herë në muaj.

Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat.

BE-ja tha se vazhdon të jetë “e shqetësuar me raportimet për pjesëmarrjen e sulmuesve të dyshuar të Banjskës në protestat” në Serbi.

Në protestat antiqeveritare, që po organizohen nga studentët, gjatë kësaj vere u panë edhe persona të dyshuar për sulmin në Banjskë. Ata u panë “duke ruajtur” vendin e punës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë protestave masive antiqeveritare.

Zyra e BE-së në Kosovë tha po ashtu se në tetor të vitit 2023, përfaqësuesi i posaçëm i bllokut në Kosovë ka dërguar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek ato serbe për këtë rast.

“Ende nuk kemi pranuar një përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë për këto kërkesa përmes kanalit për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha BE-ja.

“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, e ka ngritur këtë çështje me presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq. Ajo do të vazhdojë ta ngrehë këtë çështje në takimet që do të ketë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork”.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist dhe akt agresioni. Beogradi mohon se ka gisht në të.

Në përvjetorin e dytë të sulmit në Banjskë, autoritetet kosovare përsëritën thirrjet për ekstradimin nga Serbia të të akuzuarve për këtë ngjarje.

Kosova i ka kërkuar vazhdimisht bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Serbinë, por Beogradi nuk pranon t’i ekstradojë të akuzuarit, duke thënë se ata do të gjykohen në Serbi. Megjithatë, deri më tani Serbia nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë për këtë rast.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *