Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shtatë të arrestuar gjatë operacionit policor në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar shtatë persona gjatë një operacioni të zhvilluar më 24 shtator në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale sikurse pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe pastrim të parave.

Operacioni, i koduar “Qielli i Thyer” u realizua në 25 lokacione të ndryshme.

“Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar SkyECC për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale”, u tha në njoftim.

*Video nga arkivi: Çfarë është aplikacioni SkyECC?

Gjatë këtij operacioni, autoritetet thanë se sekuestruan sasi të konsiderueshme të provave materiale, përfshirë edhe afër 700 gramë drogë, të dyshuar kokainë, para të gatshme në vlerë prej mbi 11 mijë eurosh, 34 automjete, shtatë armë zjarri, dokumente personale me identitet të rremë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Për këtë operacion, autoritetet kosovare bashkëpunuan me homologët ndërkombëtarë nga Belgjika, Franca, Holanda dhe me Europol-in.

Në qershor të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar 22 persona në një operacion antidrogë. Atëbotë, autoritetet thanë se shkatërruan një grup të krimit të organizuar dhe trafikimit me narkotikë, që dyshohet se i kishin kryer veprën penale të krimit të organizuar përmes aplikacionit SkyECC.

Aplikacioni SKYECC është krijuar nga një kompani kanadeze për komunikim të sigurt. Por, vitet e fundit ky aplikacion po përdoret për koordinimin e aktiviteteve të grupeve kriminale në mbarë botën.

Në gusht, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit (Europol) goditi një grup kriminal në Shqipëri, që po ashtu kishte përdorur këtë aplikacion për komunikim.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *