Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Polonia rihap kufirin me Bjellorusinë, teksa Kina synon të mbrojë rrugët tregtare

Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake “Zapad”, që Minsku zhvilloi me Rusinë.

Pekini duket se ka luajtur një rol thelbësor në vendimin për rihapjen e kufirit.

Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk.

Kufiri kishte qenë i mbyllur që nga 12 shtatori, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të sigurisë dhe presionit të migracionit.

Që nga viti 2021, Polonia, Lituania dhe Letonia e kanë akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e migracionit si armë, duke joshur njerëz nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia Jugore me viza turistike dhe duke i shtyrë ata drejt kufijve të Bashkimit Evropian.

Varshava e ka cilësuar këtë si një operacion hibrid të regjimit të Aleksandr Lukashenkos në Bjellorusi, i mbështetur nga Moska, për të destabilizuar BE-në. Kjo strategji shkaktoi një krizë humanitare, me migrantë të bllokuar për javë të tëra në pyjet afër kufirit dhe dhjetëra të vdekur si pasojë e ekspozimit ndaj kushteve të ashpra të motit.

Të dhënat tregojnë se përpjekjet për kalime të parregullta ranë në fillim të shtatorit, u rritën gjatë stërvitjeve “Zapad” në 687 raste, dhe ranë në 663 javën e kaluar. Midis 20 dhe 23 shtatorit u regjistruan 282 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit.

Rruga tregtare e Kinës për në BEPërfshirja e Kinës në rihapjen e kufirit është kyç. Më 16 shtator, ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, u takua në Varshavë me homologun e tij kinez, Wang Yi. Sikorski tha se Polonia shpreson që Pekini të ndihmojë sërish në frenimin e “provokimeve bjelloruse”, duke kujtuar se si një takim në vitin 2024 midis liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit polak, Andrzej Duda, përkoi me një rënie të përkohshme të kalimeve të paligjshme të kufirit.

Analistët thonë se prioriteti i Kinës nuk është përafrimi politik, por mbrojtja e rrugëve tregtare. Kufiri Poloni-Bjellorusi është një arterie kryesore e Nismës kineze “Brezi dhe Rruga”, që transporton mallra nga Kina drejt BE-së. Ndërprerjet e rrugëve tregtare kërcënojnë që dërgesat të mos arrijnë me kohë dhe minojnë pretendimin e Pekinit se hekurudha euroaziatike është një alternativë e besueshme ndaj rrugëve detare.

“Kina dëshiron të shmangë fajin dhe që dërgesat e saj të vazhdojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Temur Umarov, hulumtues në Carnegie Endowment. “Fokusi i saj është stabiliteti ekonomik dhe të tregojë se Brezi dhe Rruga funksionon”.

Nëse diplomacia e Pekinit prapa skenës ka funksionuar do të testohet së shpejti: vetëm një rënie e qëndrueshme e numrit të migrantëve do të konfirmojë nëse Minsku e ka zbutur presionin mbi kufirin me Poloninë për shkak të ndikimit kinez.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *