Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Arrestohet i dyshuari për sulmin me sëpatë ndaj bashkëshortes në një fshat të Lipjanit

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar personi që dyshohet se sulmoi bashkëshorten e tij me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit më 24 nëntor.

“Ngjarja është cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë’. Pas zhvillimeve hetimore në mënyrë intensive, është arrestuar i dyshuari K.E. rreth orës 12:30”, tha për Radion Evropa e Lirë Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Paraprakisht, Policia e konfirmoi rastin duke thënë se ishte në kërkim të të dyshuarit, ndërkaq viktima tha se është dërguar për tretman mjekësor.

Viktima është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe zyrtarët kanë thënë për mediat lokale se gjendja e saj është stabile.

Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se gruaja “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj tij kishte urdhër për mbrojtje aktiv”.

“Ky rast tregon edhe një herë se mungesa e zbatimit të plotë të urdhrave për mbrojtje vazhdon të rrezikojë jetën e grave në Kosovë, duke dështuar t’i ofrojë mbrojtjen që ligjërisht u takon”, tha RrGK-ja.

Ky rrjet kërkoi që gjykata të japë vendim për vendosjen e bylyzykut për mbikëqyrje elektronike, të japin dënime meritore dhe të përshpejtojnë procedurat në rastet e dhunës në familje “dhe të mos lejojnë tolerim ndaj dhunuesve”.

“Dhuna ndaj grave është krim dhe duhet trajtuar si urgjencë kombëtare. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë, dhe asnjë urdhër për mbrojtje nuk duhet të mbetet vetëm në letër”, tha Rrjeti i Grave të Kosovës, organizatë që ofron këshillim dhe ndihmë juridike falas për të gjitha viktimat e dhunës në bazë gjinore.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe institucionet kanë ngritur shpesh shqetësimet për dhunën ndaj grave, teksa viteve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2024 ishin 2.959 raste të raportuara për dhunë në familje, ndërkaq më 2023 ishin regjistruar 2.460 raste.

Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë.

Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët.

Në shtator të vitit 2020, Kosova ka miratuar Konventën e Stambollit, të hartuar nga Këshilli i Evropës si instrument që detyron shtetet të luftojnë dhunën kundër grave dhe dhunën në familje.

Megjithatë, organizatat që merren me të drejtat e grave shpesh kanë kritikuar institucionet e drejtësisë, duke thënë se “dënimet e lehta” po i “trimërojnë” kryesit e këtyre veprave.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *