Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

OKB: Vrasja e dy palestinezëve në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite ishte ekzekutim pa gjyq

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë të premten se vrasja e dy burrave palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga forcat e sigurisë izraelite, një ditë më parë, dukej të ishte “ekzekutim pa gjyq”.

Në pamjet e kapura nga Palestine TV, forcat e izraelite shihen duke hapur zjarr ndaj dy burrave në qytetin Xhenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, pavarësisht se ata ishin dorëzuar.

Ata shiheshin duke dalë nga ndërtesa dhe duke ngritur bluzat dhe duart lart para se të shtriheshin në tokë për t’u dorëzuar. Forcat izraelite më pas duket se i urdhëruan të ktheheshin brenda ndërtesës para se t’i qëllonin.

“Jemi të tmerruar nga vrasja e hapur dhe e paturpshme dje nga policia kufitare izraelite e dy burrave palestinezë në Xhenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor, në një tjetër ekzekutim të dukshëm pa gjyq”, tha zëdhënësi i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence, në Gjenevë.

Ushtria izraelite dhe forca policore thanë të enjten se kishin nisur një hetim për të shtënat, duke deklaruar se forcat kishin hapur zjarr ndaj të dyshuarve që kishin dalë nga një ndërtesë.

Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik të premten tha se njëri nga burrat ishte komandant i tyre dhe tjetri luftëtar.

Të shtënat ndodhën kur forcat izraelite po kryenin një operacion në Xhenin, një ditë pas nisjes së një operacioni ushtarak në qytetin e afërt Tubas.

“Të gjithë e panë që ata nuk përbënin asnjë kërcënim ndaj forcave izraelite, megjithatë ushtarët vendosën t’i qëllonin dhe t’i vrisnin në vend. Ishte një ekzekutim para kamerave”, tha Shai Parnes nga grupi izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem.

Ushtria dhe policia izraelite thanë në deklaratën e tyre të përbashkët se dy burrat ishin persona të kërkuar dhe të lidhur me një “rrjet terrorist”.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, e ka mbështetur publikisht njësinë ushtarake dhe policore të përfshirë në të shtënat.

“Luftëtarët [izraelitë] vepruan saktësisht ashtu siç pritej prej tyre, terroristët duhet të vdesin!” shkroi Ben-Gvir në X pas incidentit.

Laurence tha se komentet e Ben-Gvir janë “plotësisht të neveritshme”.

Ai tha se 21 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite vetëm gjatë nëntorit, nëntë prej tyre fëmijë.

Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez, e cila ushtron një administrim të kufizuar civil në Bregun Perëndimor, e ka dënuar vrasjen si “vrasje e shëmtuar jashtëgjyqësore” dhe një krim lufte.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *