Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Operacioni izraelit në Sirinë jugore lë 13 të vdekur, sipas mediave shtetërore siriane

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane.

Damasku e ka akuzuar Izraelin se kreu "sulm kriminal" në një fshat ku Izraeli tha se trupat e tij u sulmuan me armë zjarri gjatë një operacioni për arrestimin e militantëve.

Ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë u plagosën, tre prej tyre rëndë, nga të shtënat e militantëve gjatë operacionit në fshatin Beit Xhin.

Numri i viktimave sugjeron se operacioni izraelit u shndërrua në një nga më të përgjakshmit që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.

Izraeli e bombardonte shpesh Sirinë kur ajo drejtohej nga Assadi dhe e rriti intensitetin e operacioneve të tij ushtarake në vend pasi ai u rrëzua, duke përmendur synime që përfshinin mbajtjen e militantëve larg kufirit.

Ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin ndërmarrë një operacion për të arrestuar persona të dyshuar si anëtarë të Jama'a Islamiya – një grup islamist libanez që shkrepi raketa drejt Izraelit nga Libani gjatë luftës në Gazë – duke i akuzuar ata për përfshirje në “komplote terroriste”.

Ushtria e përshkroi operacionin pjesë të operacioneve rutinë në këtë zonë muajt e fundit.

Përleshje të dhunshmeAgjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, e cila raportoi për 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, tha se forcat izraelite bombarduan Beit Xhinin në orën 3:40 të mëngjesit dhe se trupat izraelite kishin hyrë në fshat.

Banorët u përballën me forcat izraelite, të cilat u kundërpërgjigjën, gjë që çoi në “përleshje të dhunshme”, shtoi ajo.

Ushtria izraelite tha se “terroristë të armatosur” qëlluan mbi trupat e saj, dhe ata u përgjigjën me zjarr, të ndihmuar “nga mbështetja ajrore”.

“Një numër terroristësh u eliminuan”, tha ajo.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se Izraeli nuk do të lejojë “terrorizmin dhe elementet terroriste të nguliten në kufijtë tanë”, dhe se tre persona të dyshuar “për përfshirje në komplote terroriste” u arrestuan të premten.

Ushtria izraelite i akuzoi ata për vendosje të pajisjeve shpërthyese dhe “planifikim të sulmeve ndaj Izraelit, përfshirë me raketa”.

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se sulmi izraelit vrau më shumë se 10 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, dëmtoi pronat dhe detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e një “krimi lufte” dhe duke paralajmëruar se sulmet rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Walid Akasha, një zyrtar lokal në Beit Xhin, mohoi se kishte fraksione terroriste atje.

“Ne jemi popullsi paqësore, civile, bujq. Ne kemi të drejtë ligjore ta mbrojmë veten. Ne nuk i sulmuam të parët, ata erdhën në tokën tonë”, tha ai për Reuters nëpërmjet telefonit.

Zyrtarë sirianë dhe izraelitë janë takuar shpesh herë në bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për një marrëveshje sigurie që synon të sjellë stabilitet në rajonin kufitar, por bisedimet u pezulluan në shtator.

Izraeli ka shprehur dyshime të thella ndaj Qeverisë së re siriane, e cila udhëhiqet nga presidenti Ahmed al-Sharaa, një ish-komandant i al-Kaedës, dhe ka thënë se dëshiron një Siri jugore të demilitarizuar.

Sharaa ka thënë se Siria nuk paraqet kërcënim për asnjë shtet.

Izraeli ka zhvendosur trupa dhe pajisje ushtarake përtej zonës së kufizuar të vitit 1974 dhe në Sirinë jugore, përfshirë pikën strategjike të malit Hermon.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *