Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ndërprerje të rrymës shkaku i mbingarkesës, bizneset ankohen për dëme

Ngjashëm si fundvitin e kaluar, shumë qytetarë të Kosovës po përballen sërish me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

Në ditët e fundit, ndërprerje ka pasur nëpër shumë qytete, si në Rahovec, Prizren, Lipjan, Gjilani, Suharekë, Viti e Prizren.

Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) thotë se shkak është mbingarkesa në rrjet dhe sugjeron përdorim “të përgjegjshëm” të energjisë elektrike.

“Ditët e fundit, konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar edhe rekordet e mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

Sipas tyre, problemi shfaqet më së shumti prej orës 9:00 deri në 12:00, prej 16:00 deri në 20:00 dhe prej 22:00 deri në 23:00. Për këtë arsye, KEDS ka kërkuar prej qytetarëve që të përshtaten ashtu që të mënjanohet përdorimi i tepërt i energjisë në këto orare.

“Me pak kujdes dhe kursim gjatë këtyre intervaleve, ndihmojmë që sistemi të funksionojë sigurt dhe pa mbingarkesa, veçanërisht në prag të festave të fundvitit”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

Tutje, ata thonë se po ndërmarrin “veprimet balancuese për rishpërndarjen e ngarkesave gjatë vitit”.

Por, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka kërkuar zgjidhje më urgjente të problemit pasi që thotë se bizneset po pësojnë nga këto ndërprerje.

“Gjatë ditëve të fundit, DHTIK është njoftuar nga një numër i madh i bizneseve anëtare se po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe të pa planifikuara të energjisë elektrike, të cilat po shkaktojnë rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre”, thuhet në reagimin e DHTIK-ut.

Për këto probleme që ngjallin ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë elektrike te bizneset prodhuese, Radio Evropa e Lirë kishte raportuar edhe dimrin e kaluar.

Atëkohë, Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës tregon për REL-in se pothuajse të gjitha bizneset janë dëmtuar në një formë apo tjetër nga ndërprerjet e energjisë elektrike në vend.

Nevoja që bizneset të pajisen me gjeneratorë i bën prodhimet e tyre më pak konkurruese në treg, kishte paralajmëruar Rafuna.

“Në momentin që ndalet rryma, i gjithë prodhimi që është në proces, shkon dëm. Në rast se linjat e reja të prodhimit nuk e kanë shumë stabil tensionin, atyre u shkaktohen probleme dhe dëme”, kishte thënë Rafuna.

Sipas njoftimit të KEDS-it, mbingarkesa në rrjet këtë vit është edhe më e madhe sesa vitin e kaluar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *