Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri

Presidenti Donald Trump tha se forcat amerikane kanë kryer sulme “të fuqishme dhe vdekjeprurëse” të enjten ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, në veriperëndim të Nigerisë, disa javë pasi paralajmëroi kundër çdo sulmi sistematik ndaj të krishterëve në këtë shtet.

Ministria e Punëve të Jashtme e Nigerisë të premten konfirmoi sulmet ajrore, duke i përshkruar ato si “goditje precize ndaj objektivave terroriste” në vend.

Pak detaje janë dhënë për sulmet dhe është e paqartë se sa njerëz janë vrarë.

Trump tha se ai “paraprakisht kam paralajmëruar këta terroristë se nëse nuk ndalojnë masakrimin e të krishterëve, ata do të përballen me ferr dhe sonte ata u përballën”.

“GËZUAR KRISHTLINDJA të gjithëve, përfshirë terroristëve të vrarë dhe të tillë do të ketë edhe më shumë nëse vazhdon masakrimi i të krishterëve”, shkroi ai në rrjetin e tij social, Truth Social.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes më pas postuan një video që duket se shfaq një sulm me raketa të kryer gjatë natës nga një luftanije.

Ky ishte sulmi i parë i kryer nga forcat amerikane në Nigeri gjatë presidencës së Trumpit dhe vjen pasi udhëheqësi amerikan në tetor dhe nëntor tha se të krishterët po përballen “me krizë ekzistenciale” që përbën “gjenocid”, teksa ky shtet i Afrikës Perëndimore po përballet me konflikte të armatosura.

Qeveria e Nigerisë dhe analistët e pavarur refuzojnë të përshkruajnë tensionet si persekutim fetar.

Por Trump, duke vënë në pah atë që administrata e tij e quan persekutim global të të krishterëve, theksoi muajin e kaluar se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake në Nigeri për të kundërshtuar këto vrasje.

Ministria e Jashtme e Nigerisë tha se vendi është i angazhuar me partnerët ndërkombëtar.

“Autoritetet nigeriane mbeten të angazhuara në bashkëpunim të strukturuar të sigurisë me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, për t’u përballur me kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha kjo ministri.

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, përmes një postimi në X tha se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Qeverisë nigeriane”.

SHBA-ja këtë vit e riktheu Nigerinë në listën e vendeve me “shqetësim të veçantë” sa i përket lirisë fetare dhe ka kufizuar lëshimin e vizave për shtetasit nigerianë.

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi me ndaljen e plotë të ndihmave për Nigerinë nëse “vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve”.

Nigeria është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë me shumicën myslimane që jeton në veri dhe në jugun e banuar kryesisht me të krishterë.

Verilindja e vendit prej më shumë se 15 vjetësh përballet me dhunën e grupit islamist Boko Haram, dhunë që ka lënë të vdekur më shumë se 40 mijë persona dhe ka detyruar 2 milionë të tjerë që të zhvendosen.

Po ashtu, pjesë të mëdha të veriperëndimit, veriut dhe pjesës qendrore të Nigerisë janë goditur nga banda kriminale të njohura si “banditë”, të cilat sulmojnë fshatra, duke vrarë dhe rrëmbyer banorë.

Të mërkurën, një shpërthim goditi një xhami në Maiduguri, në verilindje të Nigerisë, duke vrarë të paktën shtatë besimtarë. Asnjë grup i armatosur nuk e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *