Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lumezi s'e pranon propozimin për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit

Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi e ka hedhur poshtë një propozim për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit, për shkak të, siç tha, angazhimeve të tjera profesionale.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha të hënën se u njoftua nga Lumezi përmes një letre se ai nuk e dëshiron këtë pozitë, pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Refuzimi i tij u bë i ditur vetëm disa orë para një mbledhjeje të Këshillit Prokurorial, ku pritej të votohej për emërimin e tij.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performances së Prokurorëve të të gjitha niveleve”, thuhet në letrën e Lumezit.
Lumezi ka qenë Kryeprokuror i Shtetit nga viti 2015 deri në vitin 2022, kur i mbaroi mandati.
Propozimi për ta emëruar Lumezin në këtë pozitë vjen në një kohë kur në Këshillin Prokurorial ndodhën polemika dhe ndryshime.
Javën e kaluar, Qalaj u emërua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi Besim Kelmendi kishte dhënë dorëheqje.
Dorëheqja e Kelmendit erdhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij, duke e quajtur të kundërligjshëm.
Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit qëkurse Lumezit i mbaroi mandati më 2022.
Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi vite më parë, me arsyetimin se janë gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.
Faktori ndërkombëtar kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *