Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Maduro deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm, pasi Shtetet e Bashkuara e kapën në Karakas dhe e sollën në tokën amerikane.

Maduro, 63 vjeç, u deklarua i pafajshëm në Gjykatën Federale në Nju Jork, për katër vepra penale, përfshirë akuzën për narko-terrorizëm, import të kokainës dhe posedim të armëve automatike dhe mjeteve shkatërruese.

“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam burrë i ndershëm. Ende jam president i vendit tim”, tha Maduro përmes një përkthyesi, para se të ndërpritej nga gjykatësi amerikan, Alvin Hellerstein.

Gruaja e Maduros, Cilia Flores, po ashtu u deklarua e pafajshme. Seanca e radhës gjyqësore u caktua për 17 mars.

Maduro akuzohet se ka mbikëqyrur një rrjet të trafikut të kokainës që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelin Sinaloa dhe Zetas të Meksikës, rebelët e FARC-ut të Kolumbisë dhe bandën venezuelase Tren de Aragua.

Që një kohë të gjatë ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ato janë mbulesë për “synimet imperialiste” ndaj rezervave të naftës të Venezuelës.

Maduro prej kohësh i ka mohuar këto akuza, duke thënë se ato janë një mbulesë për synimet imperialiste ndaj rezervave të pasura të naftës së Venezuelës.

Të shtunën, forcat speciale amerikane e kapën Maduron dhe gruan e tij në Karakas dhe e nxorën nga shteti.

Të hënën në mëngjes, Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u shoqëruan nga roje të armatosura amerikane nga një qendër paraburgimi në Bruklin deri te një helikopter, që më pas i transportoi në gjykatë.

Gjyqtari nisi seancën në orën 12:02 pasdite, sipas kohës lokale, dhe u lexua aktakuza.

Maduro, i veshur me uniformë burgu, e dëgjoi aktakuzës përmes kufjeve me përkthim.

Gjykatësi Hellerstein i kërkoi Maduros që të ngrihej në këmbë dhe të identifikohej. Ai ia ktheu në gjuhën spanjolle.

Më pas, gjykatësi e njoftoi çiftin se kishin të drejtë të njoftonin Konsullatën e Venezuelës për arrestimin e tyre.

Prokurorët thonë se Maduro ka qenë i përfshirë në trafikimin e drogës që nga koha kur filloi të shërbente në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës në vitin 2000, gjatë kohës si ministër i Jashtëm dhe pas zgjedhjes së tij në vitin 2013 si pasardhës i presidentit të ndjerë venezuelas, Hugo Chavez.

Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën aktakuzë fillimisht më 2020, si pjesë e një raste të gjatë për trafikim narkotikësh kundër zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm venezuelas dhe guerilëve kolumbianë. Një aktakuzë e përditësuar, e bërë publike të shtunën, përfshiu disa detaje të reja dhe të pandehur të tjerë, përfshirë edhe Cilia Flores.

SHBA-ja e ka konsideruar Maduron udhëheqës jolegjitim të Venezuelës që nga koha kur ai shpalli fitoren në zgjedhjet e vitit 2018, të cilat u shoqëruan me akuza për parregullsi të mëdha.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *