Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Venezuela do të dërgojë naftë në vlerë miliarda dollarë në SHBA, pas marrëveshjes me Uashingtonin

Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë deri në 2 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën marrëveshje për këtë, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump.

Kjo marrëveshje është shenjë e fuqishme se Qeveria e Venezuelës po i përgjigjet kërkesës së Trumpit për t’i hapur dyert për kompanitë amerikane të naftës, nëse nuk dëshiron të përballet me rrezikun e një ndërhyrjeje të mëtejshme ushtarake.

Trump ka thënë se dëshiron që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, t’i japë SHBA-së dhe kompanive private “qasje të plotë” në industrinë e naftës së Venezuelës.

Venezuela ka miliona fuçi nafte të ngarkuara në cisterna dhe në depo magazinimi, të cilat nuk ka qenë në gjendje t’i eksportojë për shkak të bllokadës së eksporteve të vendosur nga Trumpi qysh nga mesi i dhjetorit.

Bllokada ishte pjesë e rritjes së trysnisë amerikane ndaj Qeverisë së presidentit venezuelas Nicolas Maduro, që çoi në rrëzimin e tij nga pushteti pasi u kap javën e kaluar forcat amerikane.

Zyrtarë të lartë venezuelas e kanë quajtur kapjen e Maduros “rrëmbim” dhe e kanë akuzuar SHBA-në se po përpiqet t’i “vjedhë” rezervat e mëdha të naftës së vendit.

Venezuela do t’ia “dorëzojë” SHBA-së midis 30 dhe 50 milionë fuçi “naftë të sanksionuar”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.

“Kjo naftë do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe ato para do të kontrollohen nga unë, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u siguruar që të përdoren në dobi të popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, do të jetë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes, tha Trump, duke shtuar se nafta do të merret nga anijet dhe do të dërgohet drejtpërdrejt në portet amerikane.

Furnizimi i kësaj nafte të bllokuar drejt SHBA-së mund të kërkojë fillimisht rialokimin e ngarkesave që ishin destinuar fillimisht për Kinën, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Vendi aziatik ka qenë blerësi kryesor i naftës venezuelase gjatë dekadës së fundit, veçanërisht qëkurse Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj kompanive të përfshira në tregtinë e naftës me Venezuelën në vitin 2020.

“Trump dëshiron që kjo të ndodhë herët, në mënyrë që të mund të thotë se është fitore e madhe”, tha një burim nga industria e naftës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *