Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Raportohet për rritje të numrit të protestuesve të vrarë në Iran

Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHRNGO) tha se shtypja e ashpër e protestave në Iran është intensifikuar ndjeshëm dhe se raportet “tregojnë vrasje të përhapura të protestuesve në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Teheran”.

Sipas kësaj organizate, me seli në Norvegji, janë konfirmuar të paktën 192 protestues të vdekur që nga nisja e protestave në Iran më 28 dhjetor, nëntë prej të cilëve ishin nën moshën 18-vjeçare.

Kjo organizatë paralajmëroi se ka raportime të pakonfirmuara që lënë të kuptohet se numri i viktimave mund të jetë disa qindra. Sipas vlerësimeve të disa burimeve, numri i të vdekurve është mbi 2.000, shtoi IHRNGO.

Për shkak të ndërprerjes së plotë të internetit në Iran dhe kufizimeve në qasje deri tek informacionet, IHRNGO theksoi se verifikimi në mënyrë të pavarur i këtyre raportimeve “mbetet sfidë serioze”.

Kjo organizatë po ashtu shprehu shqetësim të madh për kërcënimet nga zyrtarët e sistemit gjyqësor të Republikës Islame për të dhënë dënime me vdekje ndaj protestuesve me akuzën e “moharebeh” (luftë kundër Zotit), dhe bëri thirrje për një reagim të menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve dhe rrezikun e ekzekutimeve masive të të arrestuarve.

“Kërcënimet nga autoritetet iraniane për të dënuar protestuesit me vdekje për akuza si moharebeh duhet të merren shumë seriozisht”, tha drejtori i IHRNGO-së, Mahmood Amiry-Moghaddam.

“Ata që janë në pushtet sot janë të njëjtit individë që në vitet ‘80 kryen krime kundër njerëzimit duke ekzekutuar mijëra të burgosur politikë pa gjyq. Rreziku i një përsëritjeje të atyre krimeve është plotësisht real”.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike, pretendoi më 11 janar se një numër i konsiderueshëm i punonjësve të sigurisë dhe forcave të zbatimit të ligjit janë vrarë gjatë përleshjeve me protestuesit gjatë netëve të fundit.

Duke cituar një “burim të informuar”, Tasnim tha se veprimet kundër forcave të sigurisë kishin rezultuar në “martirizimin” e shumë punonjësve, ndërsa një numër i konsiderueshëm policësh gjithashtu janë plagosur.

Në vlerësimin e saj më të fundit mbi situatën në Iran, HRANA, një agjenci lajmesh iraniane që fokusohet në të drejtat e njeriut, raportoi se 37 nga të vrarët në përleshje ishin anëtarë të forcave ushtarake ose të sigurisë, dhe se një prokuror gjithashtu ishte vrarë.

Aktualisht, vetëm disa agjenci lajmesh të lidhura me shtetin kanë qasje në internet dhe po publikojnë ekskluzivisht narrativë të forcave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Republika Islame ka ndërprerë qasjen në internet në të gjithë Iranin për më shumë se 60 orë, ndërsa protestat antiqeveritare vazhdojnë për ditën e 15-të radhazi.

Protestat nuk kanë të ndalur në Iran. Pakënaqësitë nisën për shkak të krizës ekonomike, zhvlerësimit të valutës kombëtare dhe krizës së energjisë dhe protestat janë përhapur në shumë qytete iraniane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit iranianë dhe ka rritur presionin ndaj regjimit autoritar në Teheran, që ka qeverisur me vendin që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Një ditë më parë, udhëheqësi amerikan përsëriti se SHBA-ja “është e gatshme të ndihmojë”, teksa disa herë Trump ka lëshuar paralajmërime për pushtetin në Republikën Islamike.

Trump disa herë ka deklaruar se nëse Irani vret protestues, SHBA-ja do të përfshihet dhe do ta “godasë fortë” Iranin.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *