Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shqipëria: Serbia nuk i është përgjigjur ftesës për t’iu bashkuar paktit të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha se marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes shtetit të tij, Kosovës dhe Kroacisë nuk është kundër askujt, as ndaj Serbisë, të cilën tha se e ka ftuar që t’i bashkohet.

Kjo deklaratë vjen pasi ai u pyet për të komentuar deklaratat e bëra më herët nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se kjo marrëveshje – e arritur në mars të vitit 2025 – është kundër serbëve, dhe këto shtete janë pjesë e një “aleance sulmuese”.

Edhe kur u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, Serbia kishte reaguar ashpër, duke e cilësuar si një nismë kundër saj.

Vengu tha se ka vërejtur që herë pas here “ka një sens paniku” në deklaratat zyrtare nga Serbia për këtë temë.

“Ajo që mund t’iu them është që kjo është një marrëveshje trepalëshe e cila nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë i pari që kam shprehur ftesën pse jo që në qoftë se Serbia e gjykon që rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë pse jo edhe Serbia t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ua merr mendja që nuk kam marr përgjigje për sa i përket kësaj ftese”, tha ai.

Vengu, në një konferencë për media më 26 janar, tha se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar “në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik-arsimor, por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë”.

Sipas tij, me Prishtinën, Tirana ka pajtim s ai përket prodhimit të mjeteve të blinduara, pasi që, vlerësoi ai, të dy shtetet i shohin njësojë kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen rajonit.

“E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese. E treta, mirëpresim edhe vende të tjera të na bashkohen. Pra, është një bashkëpunim dhe partneritet i hapur. Shumëkush e quan aleancë, shumëkush marrëveshje të mbrojtjes. Nuk jemi në situata të garancive të mbrojtjes”, tha Vengu.

Sipas udhëheqësit të fushës së mbrojtjes në Shqipëri, të tri shtetet marrin më të mirat nga njëra-tjera me këtë marrëveshje.

“Kroacia është vend lider në Evropë sa i përket dronëve të vegjël luftarakë dhe ka një industri të konsoliduar, si kundër edhe ne synojmë që në pjesën e mjeteve taktike dhe të blinduara të krijojmë një epërsi dhe të mund të fillojmë të eksportojmë”, u shpreh ai.

Në fillim të janarit, Vuçiq i akuzoi të tri shtetet se kanë krijuar një aleancë ushtarake dhe sulmuese, që sipas tij, është kundër serbëve.

“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, u shpreh presidenti serb.

Kroacia i është kundërpërgjigjur duke thënë se, si shteti anëtar i Bashkimit Evropian, bën thirrje për bashkëpunim dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq.

Kroacia dhe Shqipëria janë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, aty ku Kosova shpreson të anëtarësohet.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur, shtetet parashohin promovim të kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimit, ndërveprimin përmes edukimit, trajnimit dhe kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve hibride.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *