Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shërbimi sekret amerikan e vret një burrë që po tentonte të hynte jashtëligjshëm në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha të dielën se agjentët e tij e kanë qëlluar për vdekje një burrë të armatosur që kishte shkelur perimetrin e sigurisë të pronës së presidentit Donald Trump, Mar-a-Lago, në Florida.

Trump ndodhej në Uashington në momentin e incidentit, i cili sipas zyrtarëve ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Agjentët e Shërbimit Sekret hapën zjarr ndaj një burri pasi e panë atë “duke hyrë në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë në Mar-a-Lago herët në mëngjes”, tha zëdhënësi i agjencisë, Anthony Guglielmi, në një postim në X.

I dyshuari, rreth 20 vjeç, “u vërejt pranë portës veriore të pronës Mar-a-Lago duke mbajtur atë që dukej si pushkë dhe një bidon me karburant”, thuhej në deklaratën e agjencisë.

Agjentët u përballën me burrin dhe e qëlluan. Asnjë oficer amerikan nuk u plagos, ndërsa agjencia tha se në atë kohë në Mar-a-Lago nuk kishte “persona nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret”.

I dyshuari u shpall i vdekur.

Trump, i cili shpesh i kalon fundjavat në Mar-a-Lago, ka qenë cak i disa komploteve apo tentativave për atentat.

Në fillim të këtij muaji, Ryan Routh, 59 vjeç, i cili kishte planifikuar ta vriste presidentin në një fushë golfi në Florida në shtator 2024 dy muaj para zgjedhjeve amerikane, u dënua me burgim të përjetshëm.

Sulmi i planifikuar nga Routh kundër Trump erdhi dy muaj pas një tentative për atentat ndaj liderit republikan në Pensilvani, ku 20-vjeçari Matthew Crooks qëlloi disa herë gjatë një tubimi. Njëri prej plumbave ia gërvishti veshin e djathtë Trumpit.

Crooks u qëllua dhe u vra menjëherë nga forcat e sigurisë dhe motivi i tij mbetet i panjohur.

Incidenti ishte më i fundit në një seri episodesh të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara.

Emri i të dyshuarit në incidentin e së dielës nuk është bërë publik, ndërsa zyrtarët po përpiqen të kontaktojnë familjarët e tij.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *