Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rama bën ndryshime në kabinetin e tij, shkarkon Ballukun dhe Spiropalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime të mëdha në kabinetin e tij qeverisës, duke shkarkuar shtatë ministra, përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministres e Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetime për korrupsion, raportoi të enjten televizioni shtetëror shqiptar, RTSH.

Sipas RTSH-së, në mesin e të shkarkuarve gjatë një mbledhjeje të enjten pasdite, është edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.

As Rama e as Qeveria e tij nuk kanë folur ende për arsyet e këtyre ndryshimeve, të cilat ndodhën pas protestave antiqeveritare të muajve të fundit nga partia e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe akuzave për korrupsion ndaj ministrave të Ramës.

Këto ndryshime vijnë pesë muaj pasi u betua Qeveria e re e Ramës në shtator.

Autoritetet shqiptare filluan hetime në fund të vitit të kaluar mbi dyshimet për korrupsion kundër Balluku dhe zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë kundër Ballukut tetorin e kaluar dhe i ka kërkuar Kuvendit t’ia heqë imunitetin në mënyrë që të jetë në gjendje ta arrestojë atë.

Balluku akuzohet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve, po ajo i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.

Hetimet për korrupsion nxitën protesta kundër Qeverisë së Ramës të cilat në raste janë përshkallëzuar në përleshje mes protestuesve dhe oficerëve të Policisë në Tiranë.

Pas vendimit të Ramës të enjten, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, postoi një video në Facebook, duke thënë se Rama “po kërkon ta shpëtojë lëkurën e vet”.

“Kjo është një lëvizje që fton qytetarët shqiptarë dhe opozitën t’i vazhdojë protestat, sepse kryengritja paqësore shqiptare kërkon shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet t’i mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që drejton”.

Ai i bëri thirrje Ramës përsëri të japë dorëheqje, përndryshe “do të përballet me popullin shqiptar”.

Ndryshimet e RamësKryeministri Rama e shpalli riorganizimin e thellë të kabinetit qeveritar gjatë një mbledhjeje të përbashkët të mbajtur mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të qeverisë.

Balluku u zëvendësua nga Albana Koçiu në postin e zëvendëskryeministres.

Besfort Lamallari tani do ta drejtojë Ministrinë e Brendshme, duke e zëvendësuar Koçiun, dhe duke ia lënë Ministrinë e Drejtësisë Toni Gogut.

Diplomati Ferit Hoxha do ta zëvendësojë Spiropalin si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Balluku u zëvendësua nga Enea Karakafi në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ermal Nufi u emërua ministër i Mbrojtjes duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Dhe Eriona Ismaili u vu në krye të Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Toni Gogut.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *