Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afatit për lirimin e pronës

Këtë javë, skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut për t’u larguar nga hapësirat që shfrytëzon - në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesat e qirasë.

Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut funksionon në kuadër të universitetit që vepron brenda sistemit të Serbisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për lirimin e pronës së “uzurpuar”, është bërë duke u bazuar në ligjet dhe procedurat në fuqi të Kosovës.

“Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që t’i shfrytëzojë të gjitha ndërtesat dhe hapësirat e tij, për të cilat ka nevojë të madhe, pa vonesa të mëtejshme”, tha Hajrullahu.

Në përgjigjen me shkrim për REL-in, ai dërgoi edhe një kërkesë zyrtare, në të cilën thuhet se Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut është duke shfrytëzuar pronën pa ndonjë kontratë të formalizuar me Universitetin e Prishtinës, ndërsa ky i fundit është duke i ofruar ta lirojë vullnetarisht pronën, ose ta rregullojë marrëdhënien ligjore për përdorim.

Hajrullahu nuk dha përgjigje në pyetjet nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po zhvillohen negociata në lidhje me integrimin e universitetit serb, apo bashkimin e mundshëm të dy universiteteve që veprojnë në sisteme të ndryshme.

Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Më herët, rektori i këtij universiteti, Nebojsha Arsiq, tha për portalin Kossev se Fakulteti i Shkencave Teknike nuk funksionon në sistemin ligjor të Kosovës dhe se ai nuk ka mundësi t’i përgjigjet kësaj kërkese në mënyrë institucionale, por se është “duke pritur udhëzime” në lidhje me hapat e mëtejshëm.

Çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se “inkorporimi dhe bashkimi i tij janë të nevojshëm”.

Atëkohë, ai tha se për këtë integrim do të punohet së bashku me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare - gjë të cilën ua transmetoi edhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it (SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë).

Megjithatë, ende nuk është specifikuar qartë se cilat modele të integrimit janë duke u shqyrtuar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *