Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kuvendi i Shqipërisë thotë se është goditur nga një sulm kibernetik

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi të martën vonë se është goditur nga një sulm kibernetik, si pasojë e të cilit janë fshirë një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

"Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kuvendi nuk bëri të ditur se nga ka ardhur sulmi, por më herët gjatë ditës një grup hakerësh, i identifikuar si Homeland Justice, e mori përgjegjësinë për sulmin dhe theksoi në llogarinë e tij në Telegram se "nuk do t'i lëmë mbështetësit e terroristëve të MEK të flenë të qetë asnjë çast".

MEK, apo Mojahedin-e-Khalq, është grup opozitar iranian që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit dhe është strehuar në Shqipëri kamotshëm.

Homeland Justice është faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut 2022.

Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet.

Ky grup hakerësh edhe më herët ka kryer sulme ka kryer disa sulme kibernetike ndaj disa institucioneve në Shqipëri.

Sulmi kibernetik i së hënës vjen në një kohë kur në Shqipëri u rritën shqetësimet rreth sigurisë pasi Irani nisi sulme hakmarrëse në vendet ku ekzistojnë baza ushtarake amerikane menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i filluan bombardimet ndaj Teheranit më 28 dhjetor.

Në të kaluarën, Homeland Justice ka publikuar të dhëna personale të shtetasve shqiptarë dhe ka deklaruar se shkaku i sulmeve kibernetike lidhet me vendimin e Shqipërisë për të strehuar opozitën iraniane, në kampin e Manzës.

Ndërkohë, hetimet e para rreth sulmit të 10 marsit kanë treguar se infrastruktura kryesore e punës së këtij institucioni nuk është prekur, tha ai.

Bëhet e ditur gjithashtu se faqja zyrtare e Kuvendit dhe sistemet e tjera që mbështesin veprimtarinë e institucionit vijojnë të punojnë normalisht.

Pasi është vërejtur incidenti janë marrë masa për neutralizimin e sulmit, ndërsa ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve, theksoi Kuvendi.

Grupi i hakerëve i publikoi disa prej dokumenteve të hakeruar më 10 mars.

Kuvendi i tha se pas sulmit "është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm".

Ai gjithashtu ka ngritur një ekip i përbashkët teknik dhe hetimor për të zbuluar burimin e sulmit dhe për të rikthyer të dhënat e prekura.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *