Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kongresistë e senatorë i kërkojnë Rubios ta parandalojë kufizimin e mundshëm të trupave amerikane në Kosovë

Disa anëtarë të Kongresit amerikan i kanë bërë thirrje përmes një letre sekretarin të Shtetit, Marco Rubio, ta parandalojë kufizimin e mundshme të trupave amerikane në Kosovë, duke thënë se një tërheqje e tillë rrezikon të shkaktojë paqëndrueshmëri jo vetëm vendin, por edhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor në një kohë të ndikimeve keqdashëse.

Në letrën drejtuar Rubios më 11 mars, ata shprehën “shqetësim të thellë” me raportimet se administrata e presidentit Donald Trump mund të tërheqë një pjesë të forcave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Në një kohë të brishtësisë së shtuar politike dhe të rritjes së ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën. Ju bëjmë thirrje të ruani nivelin e forcave amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të ShBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letër.

Letra e tyre vjen pasi më 19 shkurt gazeta amerikane, Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga aleatët të shqyrtojnë kufizimin e angazhimeve të jashtme të aleancës, përfshirë edhe misionin në Kosovë.

I pyetur për këtë, Pentagoni i tha Radios Evropa e Lirë në një përgjigje se nuk kishte ndonjë njoftim për ndryshim të dislokimit të forcave.

Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. Por, ky mision paqeruajtës, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, dy vendeve fqinje që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara.

Kongresistët dhe senatorët thanë tutje në letër se çdo kufizim trupave ushtarake amerikane mund të ketë pasoja të konsiderueshme jo vetëm për kapacitetet operacionale të forcës paqeruajtëse, por edhe të dobësojë rolin e KFOR-it si pengesë politike në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Tensionet ndërmjet komuniteteve etnike serbe në veri të Kosovës vazhdojnë mes veprimeve të vazhdueshme nga Qeveria qendrore e Kosovës që vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në komunitete. Duke qenë se nuk ka përparim domethënës në dialogun Beograd-Prishtinë, një kufizim i trupave do të hiqte një mjet trysnie që mund t’i detyronte ato rikthimin në bisedime. Për më tepër, një prani e reduktuar amerikane mund të nxisë aktorë që e shohin tërheqjen e Perëndimit si një mundësi për të shkaktuar trazira”, thuhet në letër.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara, posaçërisht prej vitit 2023, kur autoritetet kosovare e akuzuan Beogradin për një sulm të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës që la një rreshter të vdekur dhe për një shpërthim në në një kanal jetik të ujit.

Serbia e ka mohuar përfshirjen në këto dy sulme që ndodhën në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Prej atëherë, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve fqinje ka ngecur dhe nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë, pavarësisht se palët u pajtuan për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të 2023-ës.

Për më tepër, kongresistët dhe senatorët argumentuan se tërheqja e mundshme amerikane nga KFOR-i mund t’i nxisë aktorët me agjenda nacionaliste në Kosovë dhe Serbi, por edhe ambiciet separatiste të liderëve në Republikës Sërpska në Bosnje, “duke minuar kohezionin shtetëror në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe duke rritur rrezikun e një krize politike ose të sigurisë”.

Ata përmendën se si Rusia ka kërkuar vazhdimisht të shfrytëzojë përçarjet në Ballkanin Perëndimor dhe të dobësojë mbështetjen e NATO-s dhe BE-së në rajon.

Nga garantues në pikëpyetje: Roli i SHBA-së në KFOR

“Në prill 2024, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, Christopher Cavoli, dëshmoi para Kongresit se Rusia po nxit në mënyrë aktive tensione ndërmjet grupeve etnike për të minuar integritetin territorial të Bosnjës, gjë që ndikoi në vendimin e tij për të rritur dhe forcuar KFOR-in në numra dhe për të sjellë më shumë pajisje ushtarake”, thanë ata.

Ata cituan të “dhënat e fundit” nga inteligjenca se nuk ka ndryshim në ndikimin keqdashës rus në rajon, duke thënë se për këtë SHBA-ja “nuk duhet t’i kufizojë trupat amerikane dhe të lërë më shumë hapësirë për aktivitet rus”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *