Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

MPJD: Numër i konsiderueshën i kosovarëve janë kthyer nga Lindja e Mesme

Një numër i “konsiderueshëm” i shtetasve të Kosovës janë kthyer në vendlindje nga Lindja e Mesme, por qindra të tjerë vazhdojnë të mbeten në rajonin e përfshirë nga luftimet e ditëve të fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, tha për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës.

Megjithatë, ministria, në një përgjigje të enjten, nuk tregoi numrin e saktë të kosovarëve të kthyer nga ky rajon.

Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke u marrë me kërkesat për kthim, në bashkërendim me autoritetet e vendeve përkatëse dhe me partnerët ndërkombëtarë.

"Sipas informacioneve më të fundit të pranuara nga misionet tona diplomatike, aktualisht vlerësohet se rreth 600 shtetas të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në këto zona”, thuhet në përgjigje.

Ministria tha se procesi i evakuimit të shtetasve nga Izraeli pritet të përmbyllet deri në fund të këtij muaji.

Sipas saj, Ambasada e Kosovës në Riad është duke punuar që të mundësojë kalimin e qytetarëve nga Katari, Kuvajti, Bahrejni dhe Iraku në Arabinë Saudite, duke lehtësuar procesin e pajisjes me viza saudite.

"Kjo bëhet me qëllim që qytetarët të mund t'i shfrytëzojnë fluturimet komerciale drejt Kosovës nga aeroportet në Jedah, Damam dhe Riad. Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar ka mbuluar transportin rrugor të qytetarëve nga Katari dhe Iraku, në mënyrë që ata të vazhdojnë më tej udhëtimin drejt Kosovës. Në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë kanë rifilluar fluturimet komerciale, dhe ambasada jonë atje është duke asistuar qytetarët për të organizuar kthimin e tyre drejt Kosovës", shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nisën bombardimet kundër Iranit më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik.

Pas bombardimeve të mëdha fillestare, që lanë të vranë edhe liderin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe disa vendeve në Lindjen e Mesme që strehojnë baza ushtarake amerikane, përfshirë Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Ndërkohë, të enjten, Ambasada e Kosovës në Zagreb njoftoi se në Prishtinë nga Riadi kanë mbërritur edhe disa shtetas të Bosnje e Hercegovinës, por nuk e ka bërë të ditur numrin e tyre.

Sipas njoftimit, kërkesa ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës.

Përmes Aeroportit të Prishtinës ditëve të fundit janë kthyer edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Shërbimi i Maqedonisë së Veriut i Radios Evropa e Lirë raportoi më 11 mars se një grup prej 153 pasagjerësh është evakuuar nga rajoni i Lindjes së Mesme, derisa autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar edhe kthime të tjera.

Sipas autoriteteve maqedonase në mesin e pasagjerëve që janë evakuar që nga 8 marsi janë edhe 13 shtetas nga Kosova.

Shtetas të vet kanë kthyer edhe vende tjera të rajonit të Ballkanit, teksa nuk dihet se kur mund të përfundojë lufta.

Informacione për numrin e kosovarëve që mund të jetojnë në Iran nuk ka, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Irani nuk e sheh shtetësinë e Kosovës, për dallim prej shumicës së vendeve tjera të Gjirit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *