Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gjykata në Prishtinë i dënon me burgim dy persona për krime lufte në Kosovë më 1999

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.

Zoran Kostiq u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Miloviq me 7 vjet burgim gjatë një seance të mërkurën, njoftoi gjykata.

Gjykata tha se, në dënim, atyre do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, por nuk dha hollësi se kur ishin arrestuar ata.

Ata kanë të drejtë të ankohet ndaj dënimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Për çfarë akuzoheshin ata?Sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2024, Zoran Kostiq, si pjesëtar i forcave policore serbe, i armatosur dhe në uniformë, ishte përfshirë drejtpërdrejt në krime kundër civilëve shqiptarë, më saktë kundër familjes Ujkani në një sulm të organizuar nga forcat serbe në shtëpinë e kësaj familjeje në Reznik të Vushtrrisë në maj të vitit 1999.

Kostiq kishte marrë pjesë edhe në plaçkitjen e shtëpive të banorëve shqiptarë, pastaj djegien e shtëpive dhe vrasjen e civilë të paarmatosur në fshatin Reznik.

Tetë persona, në mesin e tyre shumica të familjes Ujkani, u vranë në të këtë sulm.

Kostiq u dënua edhe për urdhërimin e dëbimit të popullatës shqiptare nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, Miloviq u dënua për maltertimin, torturimin dhe rrahjen e civilëve shqiptarë kur forcat serbe i kishin grumbulluar rreth 20.000 banorë civilë të Vushtrrisë tek varrezat e qytetit në vitin 1999.

Sipas aktakuzës, Miloviq, së bashku me disa policë serbë të armatosur, e kishte ndarë popullatën civile shqiptare, si dhe i kishte detyruar që t’i vendosnin duart e lidhura pas koke dhe të bien me gjunj në kokë për toke, duke i goditur vazhdimisht disa me bastun të hekurt, e disa me shkopinj druri dhe me kondaktë të armëve.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *