Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Sot, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qytetarët kanë nisur ditën me faljen e namazit të Bajramit në xhami, ndërsa mesazhet kryesore të kësaj feste mbeten paqja, falja dhe ndihma ndaj atyre në nevojë.

Udhëheqës fetarë kanë bërë thirrje për më shumë mirëkuptim, unitet dhe respekt mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave humane dhe shpirtërore edhe pas përfundimit të Ramazanit.

"I lutemi Zotit që të na bekojë me maturi dhe drejtësi, që të jemi në nivel të përgjegjësisë që mbajmë për të ardhmen e vendit dhe kombit, qoftë si individë apo si shoqëri. Zoti i Madhërishëm na bëftë prej atyre që ndërtojnë ura të forta, rini të shëndoshë dhe një shoqëri me besim në vete dhe dashuri për atdheun", ishte një nga mesazhet e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Urime për të gjithë besimtarët myslimanë kanë përcjellë edhe udhëheqësit politikë të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.

Fitër Bajrami festohet nga rreth 1.9 miliard myslimanë në mbarë botën, duke e bërë një nga ngjarjet fetare më të përhapura globalisht.

Nga vendet e Azisë, Afrikës e deri në Evropë, kjo festë shoqërohet me rite fetare, vizita familjare dhe akte bamirësie.

Megjithatë, në disa pjesë të botës, veçanërisht në Lindjen e Mesme, ajo po shënohet nën hijen e konflikteve dhe pasigurisë.

Në zona të prekura nga luftërat - nga Rripi i Gazës deri në Jemen - shumë familje e presin Bajramin mes mungesës së sigurisë dhe kushteve të rënda ekonomike.

Rreth dy muaj pas Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë do të festojnë edhe Kurban Bajramin.

Kjo festë lidhet me gatishmërinë për të bërë sakrificë në emër të besimit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *