Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Si funksionon dezinformimi në Kosovë

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.

Fushatat dezinformuese online në Kosovë tashmë kanë ndërruar orientim, vlerëson Abit Hoxha, profesor në Universitetin e Agderit në Norvegji dhe studiues i mediave.

Sipas tij, deri vonë ato orientoheshin në zhvillime politike të përditshme, por tani kanë për qëllim ndërrimin e narrativit për Kosovën nëpër platforma digjitale.

“Nëse pyet platformat e inteligjencës artificiale për intervenimin e NATO-s në Kosovë, thonë se ka qenë i pamoralshëm, sepse numri i viktimave u rrit si shkak i intervenimit, që teknikisht është e vërtetë, por viktimat nuk u shkaktuan nga NATO, por nga ushtria serbe”, thotë Hoxha në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Ai pohon se një dukuri tjetër në zhvillim është shpërndarja e citateve të rreme, që u atribuohen figurave publike tashmë të vdekura, për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Një rast i tillë, sipas tij, kishte qenë në fillim të këtij muaji, për gjoja një deklaratë të gazetarit të ndjerë Enver Maloku për situatën aktuale politike.

▶️ Shiko podkastin:

Dëgjo podkastin:

Hoxha thotë se raste të tilla nga grupe të dezinformimit bëhen për të përfituar ekonomikisht, pasi duke u përdorur emra që janë të njohur për lexuesin, nxisin ndërveprim, qoftë komente apo shpërndarje, për të treguar se kjo nuk është e vërtetë, dhe kështu ajo përmbajtje monetizohet dhe gjeneron të ardhura për autorin.

Qëllim të njëjtë kanë edhe përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, pohon Hoxha, duke shtuar se ato po bëhen vështirë të dallueshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Është në natyrën njerëzore që të tërhiqemi më shumë nga lajmet të cilat janë pak më interesante, janë më atraktive, dhe shpërndarja nuk ndodh vetëm kur dikush dëshiron të tregojë diçka, por shpërndarja ndodh edhe kur dikush e kundërshton një lajm”, thotë Hoxha, teksa përshkruan angazhimin e madh të audiencës online në lajme të pavërteta.

Në këtë formë, sipas tij, njerëzit bëhen pavetëdijshëm pjesë e një zinxhiri dezinformues.

Hoxha vlerëson se lexuesit duhet të jenë kritik ndaj secilit lajm që lexojnë, dhe në anën tjetër, institucionet shtetërore në Kosovë duhet të angazhohen për edukim të masës për të dalluar dezinformatën nga e vërteta.

Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.

Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *