Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lufta në Iran nuk shfaq shenja ngadalësimi as pas fjalimit të Trumpit

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin nuk shfaqi shenja të ngadalësimit pas adresimit televiziv të presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar kombit, teksa janë raportuar një sërë sulmesh ajrore, ka pasur mesazhe sfiduese nga Teherani, dhe një paralajmërim nga SHBA-ja në Irak për një sulm të mundshëm në Bagdad nga forcat aleate iraniane.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga tymi në aeroportin ndërkombëtar në Mashhad, qytet në verilindje të Iranit, më 2 prill, raportoi Radio Farda e Radios Evropa e Lirë.

Në mes të luftimeve që po vazhdojnë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se kishin goditur një bazë në Teheran që përdoret nga Garda Revolucionare Islamike, që është e shpallur grup terrorist nga Izraeli dhe SHBA-ja.

“Për më tepër, një depo për ruajtjen e raketave balistike që i përket njësitit të raketave në zonën e Tabrizit u godit po ashtu”, u tha në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale ushtria izraelite.

Shërbimet e emergjencave raportuan se një raketë e gjuajtur nga bashkëpunëtori i Iranit në Liban, Hezbollahu, plagosi një burrë 85-vjeçar izraelit dhe një punëtor të huaj 34-vjeçar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite tha se katër dronë dhe një raketë balistike, që u lëshuan nga Irani, u rrëzuan.

Qeveria amerikane ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit amerikanë në Irak, duke thënë se “milicitë terroriste irakiane, të lidhura me Iranin, mund të tentojnë të kryejnë sulme në qendër të Bagdadit në 24-48 orët e ardhshme”.

Në Iran, kishte një mesazh sfidues pas fjalimit të Trumpit, ku ai kërcënoi se do ta bombardojë Iranin duke e kthyer “në kohën e gurit, aty ku e ka vendin” dhe tha se operacionet ushtarake do të vazhdonin për dy ose tre javë të tjera.

Video: Fjalimi i Trumpit për luftën me Iranin

Zëdhënësi i ushtrisë, Ebrahim Zolfaghari, tha për mediat lokale se njohuria e SHBA-së dhe Izraelit për instalacionet ushtarake dhe bërthamore të Iranit “nuk është e plotë”, duke shtuar se Irani do të përgjigjet me goditje “shkatërruese”.

Ndërkaq, gjendja shëndetësore e fitueses së Çmimit Nobel për Paqe nga Irani, Narges Mohammadi, është përkeqësuar shumë teksa ajo po qëndron në burg, ka thënë bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani.

Rahmani bisedoi me Radion Farda të REL-it përmes telefonit më 1 prill nga Parisi, ku aktualisht jeton.

DiplomaciaNë mes të luftimeve që po vazhdojnë ka edhe lëvizje diplomatike.

Britania do të organizojë një takim online me 35 shtete për të diskutuar për masat joushtarake për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që Irani e ka mbyllur pothuajse plotësisht për kalimin e anijeve, duke shtuar kaos në ekonominë botërore pasi që dërgesat e naftës, gazit dhe mallrave të tjera vitale janë ndërprerë.

Franca, Gjermania, Australia dhe shtetet e Gjirit Persik pritet të marrin pjesë në takim, por jo edhe SHBA-ja, e cila u ka bërë thirrje aleatëve që të sigurojnë ngushticën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “mëngjesin e sotëm ne patëm rastin të shohim deklaratat e presidentit Trump” dhe se Rusia mbështet një zgjidhje krejtësisht diplomatike për konfliktin.

Në Kinë, që ka lidhje të ngushta me Iranin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, iu përgjigj fjalimit të Trumpit duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë operacionet ushtarake, teksa po ashtu kritikoi Uashingtonin.

“Shkaktari kryesor i pengimit të kalimit përmes Ngushticës së Hormuzit është operacioni i paligjshëm ushtarak nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit. Vetëm një armëpushim dhe arritja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit mund të sigurojë operacion të sigurt në linjat ndërkombëtare të dërgesave detare”, tha ajo gjatë një konference për media.

Kina ka paraqitur një plan pesëpikësh me Pakistanin, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime.

Pakistani është shfaqur si një ndërmjetës i mundshëm për dërgimin e mesazheve mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë paraqitur vizione krejtësisht të kundërta për paqe.

Teherani po kërkon, mes tjerash, reparacione dhe njohje të kontrollit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit. Plani i Uashingtonit nuk është bërë publik, por besohet se përfshin kërkesën që Irani të pajtohet të mos zhvillojë armë bërthamore, të kufizojë kapacitetet raketore dhe t’i japë fund mbështetjes për forcat aleate në rajon.

Trump ka thënë se Irani “po lutet që të arrihet një marrëveshje”, ndërkaq Irani ka mohuar se po zhvillohen bisedime.

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi, besohet se është përfshirë në kontakt me ndërmjetësit pakistanezë, raportohet se është plagosur rëndë në një sulm ajror gjatë natës. Kharrazi është dërguar në spital, ndërkaq gruaja e tij ka vdekur gjatë sulmit.

“Raportimet për kontakte diplomatike së bashku me shënjestrimin e figurave sikurse Kamal Kharrazi, që besohet të ketë qenë i lidhur me negociata potenciale, kanë nxitur spekulime se rrugët për një armëpushim mund të jenë penguar nga Izraeli”, shkroi në rrjetet sociale Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Kjo përforcon narrativët iranianë se pala izraelite po synon që ta zgjasë luftën”, shtoi ai.

Ndërkaq, mundësia që lufta të vazhdojë për të paktën edhe disa javë bëri që çmimet e naftës të rriten sërish dhe tregjet e aksioneve të binin.

Duke folur për agjencinë Reuters, Russel Chesler, kreu i investimeve dhe tregjeve të kapitalit në VanEck Australia, e përshkroi kështu situatë:

“Pyetja kryesore në mendjen e të gjithë investitorëve është: ‘Kur do të mbarojë lufta?’”, tha ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *