Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dy persona shpallen fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve

Dy burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve vietnamezë të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë së Madhe.


Migrantët u mbytën në kontejnerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë në Purfleet të Britanisë së Madhe, në tetor të vitit 2019.


Shoferi i kamionit Eamonn Harrison (24), nga Irlanda e Veriut dhe shtetasi rumun Gheorghe Nica (43), u gjetën fajtorë për 39 akuza të vrasjes nga një gjykatë në Londër.


Dy të tjerë u dënuan si pjesë e një komploti më të gjerë të kontrabandës me njerëz.


Të katër u gjetën fajtorë për rolet e tyre në një rrjet fitimprurës kontrabande për të cilin prokurorët thanë se ishin motivuar nga lakmia.


Gjatë gjyqit, u paraqitën  fotografi të viktimave - të cilët përfshinin një murator, një të diplomuar universiteti dhe një teknik të thonjve – duke thënë se ëndrrat e tyre ishte një jetë më e mirë.


Shumë nga familjet e tyre morën hua shumë për të financuar kalimin e tyre në Britani të Madhe.


Sekretari i Brendshëm në Britaninë e Madhe, Priti Patel, tha se vendimi i së hënës i gjykatës në Londër, e kishte motivuar atë "të bënte gjithçka për të ndjekur trafikantët e njerëzve".


Kohëzgjatja e dënimeve për personat e shpallur fajtorë do të bëhet publik në muajin janar të vitit 2021. 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *