Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

OKB-ja dënon shtypjen e protestave nga talibanët

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar shtypjen e protestave në Afganistan nga ana e talibanëve.  OKB-ja thotë se talibanët po shfaqin një "përgjigje gjithnjë e më të dhunshme" ndaj kundërshtimeve.


Që nga marrja nën kontroll e Kabulit më 15 gusht në të gjithë Afganistanin janë zhvilluar protesta duke kërkuar më shumë liri dhe të drejta për gratë. 

OKB-ja tha se talibanët kanë vrarë katër persona gjatë protestave. 


Në raportin e OKB-së shpjegohet edhe dhuna që është përdorur ndaj protestuesve duke thënë se ata janë goditur me shkopinj, kamzhikë dhe municion.


"Ne u bëjmë thirrje talibanëve që të ndërpresin menjëherë përdorimin e forcës dhe ndalimin arbitrar të atyre që ushtrojnë të drejtën për tubim paqësor", tha një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. 






Luftëtarët talibanë morrën kontrollin e Afganistanit në gusht, duke vënën nën kontroll qendrat provinciale dhe përfundimisht vetë kryeqytetin Kabul në më pak se dy javë.


Shtetet e Bashkuara evakuoi më shumë se 120,000 njerëz para se të tërhiqte forcat e veta më 31 gusht.


Të mërkurën talibanët ndaluan tubimet e paautorizuara dhe të enjten ata urdhëruan kompanitë e telekomunikacionit të mbyllnin internetin në Kabul.


Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.


Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve.


Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talibanëve se kësaj radhe do të sundojnë ndryshe.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *